by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, është deklaruar rreth një rasti ku sot në afërsi të ndërtesës së vjetër të komunës së Prishtinës, një automjet është përfshirë nga zjarri, duke krijuar panik dhe rrezik për kalimtarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion.
Nga Drejtoria është thënë se zjarri është vënë nën kontroll në kohë rekord falë reagimit të menjëhershëm të punonjësve të Kryeqytetit dhe ndërhyrjes profesionale të Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës.
Postimi i plotë:
Ndërhyrje e shpejtë nga ekipet emergjente të Kryeqytetit
Sot, në afërsi të ndërtesës së vjetër të Komunës së Prishtinës, një automjet është përfshirë nga zjarri, duke krijuar panik dhe rrezik për kalimtarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion.
Falë reagimit të menjëhershëm të punonjësve të Kryeqytetit dhe ndërhyrjes profesionale të Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, zjarri është vënë nën kontroll në kohë rekord, duke parandaluar përhapjen dhe rrezikun për jetën dhe pronën përreth.
Po ashtu, një falënderim i veçantë për bashkëpunimin dhe koordinimin me Policinë e Kryeqytetit që siguroi perimetrin dhe menaxhoi trafikun në një zonë mjaft të frekuentuar.
Rasti i sotëm është një tjetër dëshmi e rëndësisë së gatishmërisë, bashkëpunimit institucional dhe përgjegjësisë qytetare për sigurinë e përbashkët.
Një grup të rinjsh janë mbledhur sot në sheshin e qytetit të Lipjanit për të nderuar kujtimin e shokut të tyre, Agon Zejnullahu. Në shesh janë vendosur fotografi të të ndjerit me mbishkrimin “Drejtësi për Agonin”, ndërsa disa prej tyre janë lyer me bojë të kuqe, duke simbolizuar kërkesën për drejtësi dhe dhimbjen
Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji, pesë policëve të dyshuar për “vrasjen nga pakujdesia” të 27-vjeçarit nga Lipjani, Agon Zejnullahu. Të arrestuarit janë Ibrahim Nela, Liridon Rrahmani, Artidon Konxhel, Albian Raktoceri dhe Endrit Beqiri, zyrtarë policorë nga stacionet në Lipjan dhe Ferizaj. Në dosjen e Prokurorisë,
Kupa e Botës për Klube do të sjellë një tjetër ndeshje evropiane të madhe sonte në mbrëmje, kur Paris Saint-Germain dhe Real Madrid në gjysmëfinalen e dytë në New Jersey. PSG dhe Real Madrid takohen me fillim nga ora 21:00. Pak para duelit gjysmëfinal janë publikuar formacionet zyrtare: PSG: Donnarumma Hakimi, Marquinhos, Beraldo,
Oda e Mjekëve të Kosovës ka nisur hetime ndaj mjekes në rastin e Agon Zejnullahut, i cili vdiq dhunshëm gjatë arrestimit nga Policia e Kosovës në Lipjan. Oda e Mjekëve të Kosovës përmes organeve të saj ndjekëse, ka nisur hetimet për dyshimet për mos dhënie të ndihmës së parë nga mjekja e ekipës