Kapiteni i Policisë në Lipjan, Argjend Gashi, është shkarkuar nga detyra nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, në një lëvizje të menjëhershme që vjen pas ngjarjes tragjike të vdekjes së një 27-vjeçari në këtë komunë.
Policia e Kosovës pritet të ndërmarrë një vendim drastik pas zhvillimeve të fundit me pasoja të rënda në disa rajone.
Pas komandantit të stacionit në Lipjan, pritet të shkarkohen edhe komandati i stacionit në Klinë dhe ai në Suharekë.
Sinjali bën të ditur përmes burimeve të veta se është diskutuar të shkarkohen nga pozitat e tyre në një masë të jashtëzakonshme disiplinore.
Në Lipjan, nga nesër si komandant pritet të fillojë Ibrahim Shatrolli, Kapiten, për të zëvendësuar Argjend Gashin, i cili do transferohet nga Stacioni i Lipjanit.
