• Tue. Oct 14th, 2025

Osmani nga Washingtoni: Kosova e përkushtuar për thellimin e partneritetit me SHBA-të

Bykfvanews

Jul 9, 2025

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Departamentin e Shtetit me Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan, me të cilin ka biseduar për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një njoftimi, Osmani ka bërë të ditur se gjatë takimit është ritheksuar përkushtimi i ndërsjellë për thellimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve.

“Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë,” deklaroi Osmani.

Ajo shtoi se Kosova qëndron krah për krah me SHBA-të “në vlera, në vizion dhe në veprim”, duke nënvizuar se partneriteti me SHBA-të mbetet shtyllë themelore për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *