Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Qeveria ka hyrë në mandat me premtime të forta për ndryshime për shtetndërtim, por po e përfundon me pak, ose hiç. Me mosrealizimin e premtimeve, kryeministri në detyrë, Albin Kurti mesa duket po dëshiron të lë gjurmë përmes gurthemeleve, raporton KFVA.

Një të tillë së fundmi e vendosi në Mitrovicë.

Më 1 korrik, Albin Kurti bashkë me ministra në detyrë e mori rrugën për atje, ku “mision” e kishin vendosjen e gurthemeleve të dy urave afër asaj kryesore të Ibrit.

“Kaciat” i hodhën, dhe për Kurtin kjo nuk paraqiste asgjë të keqe. Ndërkohë për Urën kryesore e Ibrit, ka thënë se do të hapet edhe ajo dhe se po insistojnë vazhdimisht për një gjë të tillë.

“77 ura janë gjithsej përgjatë lumit Ibër. Prej tyre 35 janë në Kosovë. Në vjeshtë bëhen 37, sepse punimet për ndërtimin e dy urave të reja nisën sot në Mitrovicë.

Njëra urë do të jetë për kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve, me gjatësi 51 metra dhe gjerësi 10 metra, nga të cilat 3 janë trotuar (nga 1.5 metra në të dyja anët). Ura tjetër, që do të shërbejë vetëm për kalimin e këmbësorëve, do të ketë gjatësi prej 41 metra dhe gjerësi prej 37 sosh. Këto dy projekte janë rezultat i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe dy komunave të qytetit të Mitrovicës. Vlera e tyre totale është shumë afër 3 milionë eurove.

Urime, punime të mbara, e gëzuar!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Këto nuk janë të vetmet temele që u vendosën.

Albin Kurtit tek pasi e përfundoi detyrën e liderit të Kosovës, u kujtua të bëjë ndërtimet të reja.

Ai vetëm në muajin qershor i bëri përhajr nisjen e rreth katër ndërtimeve. Në BardhoshFushë KosovëPodujevëShtime.

 

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje po kërkon një tjetër mandat me Albin Kurtin që synon të udhëheqë Qeverinë e tretë. Megjithëse një gjë e tillë nuk është e sigurt ende, pasi të njëjtit nuk i kanë votat e nevojshme.

Related Posts