by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji, pesë policëve të dyshuar për “vrasjen nga pakujdesia” të 27-vjeçarit nga Lipjani, Agon Zejnullahu. Të arrestuarit janë Ibrahim Nela, Liridon Rrahmani, Artidon Konxhel, Albian Raktoceri dhe Endrit Beqiri, zyrtarë policorë nga stacionet në Lipjan dhe Ferizaj.
Në dosjen e Prokurorisë lidhur me vdekjen e Agon Zejnullahut, pesë zyrtarë policorë kanë dhënë dëshmitë e tyre.
Në cilësinë e të dyshuarit, Rreshter Ibrahim Nela:
Nela tregon se Agoni ka vepruar në mënyrë të dhunshme që nga momenti kur ata kanë arritur në vendin e ngjarjes, duke tentuar t’i sulmonte. Thotë se zyrtari Albian Retkoceri përdori sprejin lotsjellës, ndërsa Agoni më pas u fut në një veturë Golf, ku nuk dinte çfarë fliste dhe ishte “jashtë kontrollit”.
“Ka pasur sytë më të rritur, ka qenë pothuajse tërësisht i djersitur dhe gjendja e tij psikike ka qenë jashtë kontrollit pothuajse totalisht dhe ka bërë veprime të çuditshme…” Ka rezistuar duke mos i afruar duart dhe duke gjuajtur me shqelma edhe pse ka qenë i shtrirë me gjoks për toke, por vlen të ceket se qytetari ka qenë i ushtruar fizikisht dhe ka pasur forcë shumë të madhe…” Pasi që i kemi vendosur prangat… aty e kemi parë që gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë dhe kemi marrë ujë ku jemi munduar ta freskojmë… ndërkohë ka ardhur autoambulanca e cila nga thirrja jonë është vonuar shumë… të cilëve ju kemi ndihmuar ta vendosin në lesë dhe më pas e kanë vendosur në autoambulancë dhe… kanë njoftuar që qytetari nuk ka shenja jete.”
Në cilësinë e të dyshuarit, zyrtari policor Albian Retkoceri:
Retkoceri thotë se Agoni “kërceu drejt tyre” me fyerje, gjë që e detyroi të përdorte sprejin. Përmend se ai nuk u ndal as kur iu dha komanda verbale dhe se gjatë arrestimit tregoi rezistencë ekstreme.
“Si na ka parë neve ka kërcyer në drejtim tonin me na sulmuar duke na sharë ‘unë ja u qij nanën’…” dyshuari ka vazhduar të lëvizë në mënyrë të çrregullt dhe i njëjti ka hyrë në ulësen e shoferit… duke refuzuar të qetësohej. Gjatë kohës sa kemi qenë në prangim e sipër i dyshuari ka rezistuar…” “Pas vendosjes se prangave të dyshuarin e kemi ngjitur në pozitën në gjunjë dhe unë kam vrapuar në veturën zyrtare për të marr një shishe me ujë dhe i kam qit ujë në fytyrë…”
Në cilësinë e të dyshuarit, zyrtari policor Artidon Koxheli:
Konxheli ishte thirrur nga një aksident tjetër dhe, kur arriti, gjeti Agonin duke bërë lëvizje të çrregullta dhe duke folur fjalë të pakuptimta. Thotë se iu deshën disa sekonda për ta vënë nën kontroll me “forcë duarthatë”, pasi ishte shumë i fortë, raporton KFVA
“Aty kam dëgjuar nga personi i dyshuar fjalë të pakuptimta dhe lëvizje shumë të çrregullta, sipas meje dukej qartë se nuk ishin veprime normale….E kishim problem që t’ia vendosnim prangat, mirëpo pas disa sekonda… ishte shumë i zhvilluar fizikisht…Pas disa minutash në lokacion ka ardh shefi i operatives… kam vërejtur një qese me substancë të dyshuar narkotike…”
Në cilësinë e të dyshuarit, zyrtari policor Liridon Rrahmani:
Rrahmani e përshkruan Agonin si “me lëvizje trupore të pakontrolluara” dhe që fliste fraza të pakuptimta, duke mos njohur askënd. Ai deklaron se, pasi doli nga vetura, u shtri për toke me forcë dhe më pas u prangos.
“Pasi që i dyshuari kishte lëvizje trupore të pakontrolluara… përdorte një re të çuditshme citoj ‘spo du me ju pa, nuk po ju njoh’…” Në një moment të caktuar i dyshuari vet ka dalë nga vetura Golf 7… rreshteri ka qenë afër tij dhe e ka kap në krahun e majt…” E kemi shtri për toke me që rast kemi bërë arrestimin e tij…”
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka rikthyer fokusin diplomatik në Ballkan, duke dërguar një zyrtar të lartë për një vizitë zyrtare në tri shtete të rajonit – Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë. Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, ka bërë të
Pas atij në Lipjan, Policia pritet të shkarkojë dy komandantë stacionesh – atë në Klinë dhe Suharekë
Kapiteni i Policisë në Lipjan, Argjend Gashi, është shkarkuar nga detyra nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, në një lëvizje të menjëhershme që vjen pas ngjarjes tragjike të vdekjes së një 27-vjeçari në këtë komunë. Policia e Kosovës pritet të ndërmarrë një vendim drastik pas zhvillimeve të fundit me pasoja të rënda në
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përmendur sërish rolin administratës së tij në zgjidhjen e kontesteve ndërkombëtare, përfshirë ato mes Kosovës dhe Serbisë. Trump deklaroi se gjatë mandatit të tij kishte ndërmarrë hapa për të shmangur konflikte të mundshme në disa pjesë të botës, mes tyre edhe Ballkani. “Kam arritur të
Kapiteni i Policisë në Lipjan, Argjend Gashi, është shkarkuar nga detyra nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, në një lëvizje të menjëhershme që vjen pas ngjarjes tragjike të vdekjes së një 27-vjeçari në këtë komunë. Nga burime të Dukagjinit mësohet se në vend të tij është emëruar Brahim Shatrolli, një zyrtar nga Ferizaj,