by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se më 20 korrik në orën 11:00 do të ftojë protestë.
Sipas tij, nëse nuk ka konstituim deri në herën e 50-të, qytetarët duhet të reagojnë.
Postimi i plotë:
FTESË PËR PROTESTË MASIVE DHE TË QETË
I ka ardhë koha.
Nëse deri te dështimi i 50-të nuk konstituohet Kuvendi – të dielën, më 20 korrik, në ora 11:00, para Kuvendit të Kosovës, ju ftoj të protestojmë bashkë.
Protesta do të jetë e qetë dhe paqësore, me një kërkesë të qartë:
Të funksionojnë institucionet. Të marrë fund bllokada.
Kjo çështje na përket të gjithëve.
Qytetaria aktive është e domosdoshme.
Si shenjë që e kam përkrahjen tuaj, më duhen të paktën 10.000 pëlqime në këtë postim.
Nëse nuk i kam – protestën e vazhdoj i vetëm.
P.S.
Sipas ligjit, protesta duhet të njoftohet paraprakisht në polici.
Prandaj, më duhet ta di me kohë:
A do të dal vetëm – apo bashkë me qytetarë të tjerë?
Ish-Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, u ka gjetur vërejtje veprimeve të policëve në rastin e arrestimit të të ndjerit Agon Zejnullahu. Ai tha se veprimi i policit që ia vendosi gjurin tek qafa tashmë të ndjerit, ka qenë joprofesional. “Pa hyrë në shkaqet e vdekjes – është veprimi i vendosjes së
Një grup të rinjsh janë mbledhur sot në sheshin e qytetit të Lipjanit për të nderuar kujtimin e shokut të tyre, Agon Zejnullahu. Në shesh janë vendosur fotografi të të ndjerit me mbishkrimin “Drejtësi për Agonin”, ndërsa disa prej tyre janë lyer me bojë të kuqe, duke simbolizuar kërkesën për drejtësi dhe dhimbjen
Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji, pesë policëve të dyshuar për “vrasjen nga pakujdesia” të 27-vjeçarit nga Lipjani, Agon Zejnullahu. Të arrestuarit janë Ibrahim Nela, Liridon Rrahmani, Artidon Konxhel, Albian Raktoceri dhe Endrit Beqiri, zyrtarë policorë nga stacionet në Lipjan dhe Ferizaj. Në dosjen e Prokurorisë,
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po i shqyrton mundësitë ligjore për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për sqarim të aktgjykimit për e seancës konstituive. Kështu deklaroi këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina. Kupina tha se Omani po e shqyrton këtë mundësi për t’i qartësuar pasojat juridike nëse kuvendi nuk konstituohet