by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Është zbardhur dosja e Prokurorisë ndaj rastit të Agon Zejnullahut, i riu nga Lipjani që ndërroi jetë derisa ishte duke u prangosur nga pesë zyrtarë policor, mbrëmjen e 7 korrikut, shkruan KFVA.
Gazeta ka publikuar dosjen e Prokurorisë ku thuhet se më 7 korrik 2025, rreth orës 00:10 në rrugën “Hajredin Bajrami” në Lipjan, të pandehurit duke vepruar nga pakujdesia, në bashkëkryerje privojnë nga jeta nga pakujdesia tani të ndjerin Agon Zejnullahu.
Aty thuhet se pasi kishin pranuar informacionin se një qytetar është duke bërë veprime të pakontrolluara, e po ashtu është duke sulmuar kalimtarët e rastit dhe veturat në lëvizje, zyrtarët policorë e hasin tani të ndjerin Agon Zejnullahu.
Sipas kërkesës, tani i ndjeri Zejnullahu, pasi që i vëren zyrtarët policorë duke vrapuar, afrohet tek vetura e Policisë e cila ishte në lëvizje dhe në një moment i njëjti rrëzohet për toke, ndërsa vetura e Policisë vazhdon lëvizjen përreth 20 metra dhe parkohet.
Prokuroria thotë se tani i ndjeri Zejnullahu, ngritet në këmbë duke pasur ekuilibër të çrregullt dhe vrapon në drejtim të zyrtarit policor Albian Retkoceri, ku i njëjti përdor sprejin lotsjellës ndaj qytetarit, i cili më pas futet në ulësen e shoferit në veturën “VW Golf 7”, e cila ishte e ndaluar në vend të ngjarjes.
Gjithnjë sipas Prokurorisë, në vendin e ngjarjes kanë prezantuar edhe të dyshuarit- zyrtarët policorë Artidon Konxheli dhe Liridon Rrahmani, të cilët kishin qenë në detyrë zyrtare si dhe i dyshuari zyrtari policor Endrit Begiri, i cili kishte qenë jashtë detyrës zyrtare dhe kalimtar i rastit.
Prokuroria përshkruan se tani i ndjeri Agon Zejnullahu, në disa momente tenton të dalë nga vetura, mirëpo e qetëson qytetari G.B (vozitësi i veturës Golf 7), mirëpo në një moment i njëjti arrin ta hapë derën e veturës dhe del nga vetura duke tentuar t’iu shmanget zyrtarëve policorë.
Sipas dosjes se Prokurorisë, aty ndërhynë rreshteri Ibrahim Nela, i cili e kapë tani të ndjerin nga krahu i majtë dhe i njëjti rrëzohet në tokë, e që dyshohet se bie me kokë nga ana e majtë.
Pas kësaj, thuhet se zyrtarët policorë intervenojnë duke tentuar ta prangosin dhe vendosen mbi trupin e tij, ku rreshteri qëndron në anën e majtë tek këmbët e tij.
“Ku me duar i mban këmbët, po ashtu në anën e majtë të qytetarit në afërsi të regjionit të shpinës ndodhet zyrtari policor Liridon Rahmani i cili kishte veshur jelekun reflektues dhe së bashku me zyrtarin policor Albian Retkoceri, që ndodhej në anën e djathtë të qytetarit kishin kapur dorën e majtë të tij duke tentuar t’i vendosin prangat”, thuhet në kërkesë.
Tutje, thuhet se zyrtari policor Artidon Konxheli, kishte vendosur gjurin e tij në regjionin e shpinës në afërsi të qafës së tani të ndjerit, ndërsa dorën i kishte vendosur tek koka e tij. Kurse, thuhet se zyrtari policor Endrit Beqiri, i asiston kolegëve të tij duke e kapur dorën e djathtë të tani të ndjerit për ta kthyer në pozicionin e prangosjes.
Për të mundësuar këtë, sipas Prokurorisë, zyrtarët Artidoni dhe Endriti ndërrojnë vendet, ku Artioni përsëri vendoset në pozitën para trupit të tani të ndjerit dhe vendos gjurin e majtë të tij në regjionin e shpinës në afërsi të qafës, ndërsa dorën e djathtë e vendosë në regjionin e kokës, ku dyshohet se nga pakujdesia e tyre, tashmë i ndjeri Agon Zejnullahu kishte ndërruar jetë gjatë arrestimit.
Me këtë, dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vrasje nga pakujdesia” nga neni 175 të Kodit Penal
Adelina Hoxha, avokate e njërit nga pesë policët e arrestuar ka thënë se Policia nuk ka bërë asnjë shkelje Agon Zejnullahu vidq dhe dyshohet se mënyra sesi Policia e përdori forcën në arrestimin e tij çoi në vdekjen e 27-vjeçarit. Ngjarja ka shokuar opinionin publik, teksa 5 policët do të qëndrojë një muaj
Ish-Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, u ka gjetur vërejtje veprimeve të policëve në rastin e arrestimit të të ndjerit Agon Zejnullahu. Ai tha se veprimi i policit që ia vendosi gjurin tek qafa tashmë të ndjerit, ka qenë joprofesional. “Pa hyrë në shkaqet e vdekjes – është veprimi i vendosjes së
Një grup të rinjsh janë mbledhur sot në sheshin e qytetit të Lipjanit për të nderuar kujtimin e shokut të tyre, Agon Zejnullahu. Në shesh janë vendosur fotografi të të ndjerit me mbishkrimin “Drejtësi për Agonin”, ndërsa disa prej tyre janë lyer me bojë të kuqe, duke simbolizuar kërkesën për drejtësi dhe dhimbjen
Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji, pesë policëve të dyshuar për “vrasjen nga pakujdesia” të 27-vjeçarit nga Lipjani, Agon Zejnullahu. Të arrestuarit janë Ibrahim Nela, Liridon Rrahmani, Artidon Konxhel, Albian Raktoceri dhe Endrit Beqiri, zyrtarë policorë nga stacionet në Lipjan dhe Ferizaj. Në dosjen e Prokurorisë,