by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ka dështuar për herën e 44-të seanca në përpjekje për të konstituar Kuvendin e Kosovës, shkruan KFVA.
Nga 101 deputetë sa ishin në sallë, vetëm 55 deputetë votuan për komisionin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Pasi Albulena Haxhiu dështoi disa herë me radhë që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare, LVV-ja po e hedh në votim çdo dy ditë propozimin për formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili gjithashtu nuk po i merr votat e nevojshme.
Qeveria ka hyrë në mandat me premtime të forta për ndryshime për shtetndërtim, por po e përfundon me pak, ose hiç. Me mosrealizimin e premtimeve, kryeministri në detyrë, Albin Kurti mesa duket po dëshiron të lë gjurmë përmes gurthemeleve, raporton KFVA. Një të tillë së fundmi e vendosi në Mitrovicë. Më 1 korrik,
Ish kryediplomatja, Edita Tahiri ka kërkuar dorëheqjen e ministrit në detyrë, Xhelal Sveçlës pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahut të riut nga Lipjani i cili vdiq në rrethana të dyshimta pas ndërhyrjes së 5 zyrtarëve policorë, raporton KFVA. Ajo në Facebook ka thënë se pas kësaj, policët e dyshuar mund të gjykohën para
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur të përfunduar procesin gjyqësor ndaj të akuzuarve në rastin e njohur si “Veteranët”, me këtë rast caktoi datën 14 korrik për shpalljen e vendimit lidhur me fajësinë apo pafajësinë e të akuzuarve. Në këtë rast, për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i
Prokuroria Speciale e Sllovenisë ka përmbyllur hetimin për bashkëpunimin mes kompanive të Martin Berishajt dhe ndërmarrjes Gen-i Beograd, në periudhën kur grupin Gen-i e drejtonte kryeministri aktual, Robert Golob. Pasi ka përfunduar fazën paraprake, prokuroria ka konstatuar dyshim të bazuar për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo besimit në veprimtari ekonomike, por