by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Temperaturat e larta të ditës së sotme kanë shkaktuar zjarr në disa sipërfaqe me barishte të thata pranë Termocentralit “Kosova A”, ka njoftuar Korporata Energjetike e Kosovës.
Sipas KEK-ut, zjarri është lokalizuar dhe situata është plotësisht nën kontroll teksa kanë bërë me dije se ekipet profesionale të zjarrfikësve ndodhen në terren dhe po punojnë me efikasitet për ta eliminuar plotësisht zjarrin.
“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se nuk ka vend për shqetësim. Fenomene të tilla janë të zakonshme gjatë stinës së verës dhe ndodhin edhe në vende të tjera me kushte të ngjashme klimatike”, thuhet në njoftim.
KEK ka siguruar qytetarët se nuk ka asnjë rrezik për objektet e termocentralit dhe se operimi i tij vazhdon normalisht.
“Korporata siguron opinionin publik se nuk ka asnjë rrezik për objektet apo operimin e Termocentralit, dhe situata po trajtohet me seriozitetin dhe përkushtimin më të lartë profesional”/KFVA/
Burim Berisha nuk do të kandidojë më për kryetar të Fushë-Kosovës, nga radhët e LDK-së. Në vend të tij, LDK-ja në Fushë-Kosovë do të përfaqësohet nga Besnik Osmani. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku. “Ka një emocion të veçantë kur një epokë e gjatë e suksesshme mbyllet me
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përmendur sërish Kosovën, sonte kur darkoi me kryeministrin izraelit në Shtëpinë e Bardhë. Ai dha më shumë detaje mbi deklaratat e tij se kishte ndaluar një luftë mes Kosovës dhe Serbisë, e ndër diskutimesh, ai specifikon se ajo ndodhi rreth tri më parë. ”Ne bëmë një punë të
Pamjet tronditëse që tregon momentet e fundit të jetës së Agon Zejnullahut, i cili vdiq në Lipjan, kanë nxitur reagime të forta në publik, tregojnë mënyrën brutale se si atij ia vendosën edhe gjunjët në qafë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, gjatë arrestimit. Burim Ramadani ka deklaruar në bazë të videos së publikuar,
Të martën u publikua video ku shihen veprimet e Policisë së Kosovës ndaj të ndjerit Agon Zejnullahu, veprime të cilat po dyshohen që çuan në vdekjen e 27-vjeçarit. Avokati i familjes Zejnullahu, Asdren Hoxha, ka thënë se kjo video do shërbejë si provë materiale. Ai ka thënë se nuk beson që ka ndonjë