• Sun. Oct 12th, 2025

Zjarret në jug të Francës pezullojnë fluturimet në aeroportin ndërkombëtar të Marsejës

Bykfvanews

Jul 8, 2025

 

Një zjarr i fuqishëm që ka shpërthyer pranë qytetit të Marsejës, në jug të Francës, konkretisht në zonën Le Pennes-Mirabeau, ka detyruar pezullimin e plotë të operacioneve në aeroportin ndërkombëtar Marseille-Provence.

Sipas një përfaqësuesi të administratës së aeroportit, prej mesditës janë ndalur të gjitha nisjet dhe mbërritjet e fluturimeve. Disa prej fluturimeve janë devijuar drejt aeroporteve të tjera rajonale, përfshirë Nicën, Nimes dhe destinacione të tjera afër.

Autoritetet po ndjekin situatën me kujdes, ndërsa ekipet zjarrfikëse janë në terren për të vënë nën kontroll flakët./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *