by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në natën e 7 korrikut një ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin e Lipjanit, ku 27-vjeçari Agon Zejnullahu ka humbur jetën pas një ndërhyrje nga ana e policisë.
Policia e Kosovës fillimisht kishte marrë një informacion se një person i dehur po sulmonte vetura e qytetarë në rrugë.
Me të arritur në vendin e ngjarjes, kishte filluar përpjekja e tyre për ta vënë nën kontroll 27-vjeçarin.
Ajo që në fillim dihej ishte se ai kishte ndërruar jetë pas arrestimit.
Megjithatë, pamjet e publikuara dje në media zbuluan se të paktën pesë policë, derisa po tentonin ta vënin nën kontroll, kishin përdorur dhunë. Për cka, shtoi dyshimet për arsyet e vdekjes.
Menjëherë pas ngjarjes, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) nisi hetimet dhe rekomandoi suspendimin e pesë zyrtarëve policorë të përfshirë në rast. Zyrtarët për të cilët është rekomanduar masa e suspendimit përfshijnë një rreshter dhe katër policë patrullues.
Të njëjtit më vonë me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë arrestuar dhe ndaj të njëjtave është caktuar masa e ndalimit 48-orësh, ndërsa hetimet po zhvillohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.
Ibrahim Nela, rreshter në Stacionin Policor Lipjan, Liridon Rrahmani, Artidon Konxheli dhe Albian Raktoceri, zyrtarë policorë të këtij stacioni, si dhe Endrit Beqiri, zyrtar në Stacionin Policor Ferizaj, rrezikojnë paraburgimin.
Nëse do të hetohen për këtë vepër, të dyshuarit mund të dënohen deri në 5 vjet.
Kështu ka deklaruar për Periskopin, avokati, Valdet Hoxha.
Afati 30 ditor drejt fundit, Kurti s’i ndalet gazetarëve – Thotë se i ‘‘duhet me shku me shpejtësi’’
Përderisa ngërçi në Kuvend po vazhdon për shkak të moskonstiumit të këtij institucione, ende nuk po shihet ndonjë rrugëdalje nga kjo situatë. Edhe pse partitë nuk po lëvizin nga qëndrimet e tyre, afatit 30 ditor i dhënë nga Kushtetuesja është duke i ardhur fundi. Megjithatë, pavarësisht ngërçit e afatit të përcaktuar, lideri i Lëvizjes
Kreu i PDK-së, Memli Kransiqi, ka takuar sot në selinë e partisë, ambasadorin gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde. Kransiqi ka treguar se me Rohde kanë biseduar për krizën politike në vend. Kreu i PDK-së ka njoftuar se në takim ka treguar qëndrimin e partisë së tij, që të ecet tutje sipas aktvendimit të Kushtetueses.
Temperaturat e larta të ditës së sotme kanë shkaktuar zjarr në disa sipërfaqe me barishte të thata pranë Termocentralit “Kosova A”, ka njoftuar Korporata Energjetike e Kosovës. Sipas KEK-ut, zjarri është lokalizuar dhe situata është plotësisht nën kontroll teksa kanë bërë me dije se ekipet profesionale të zjarrfikësve ndodhen në terren dhe po
Një zjarr i fuqishëm që ka shpërthyer pranë qytetit të Marsejës, në jug të Francës, konkretisht në zonën Le Pennes-Mirabeau, ka detyruar pezullimin e plotë të operacioneve në aeroportin ndërkombëtar Marseille-Provence. Sipas një përfaqësuesi të administratës së aeroportit, prej mesditës janë ndalur të gjitha nisjet dhe mbërritjet e fluturimeve. Disa prej fluturimeve janë devijuar