by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në Inspektoratin Policor të Kosovës që po e heton rastin me autorizim të Prokurorisë, tashmë ka arritur raporti fillestar i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), raporton Insajderi, transmeton KFVA.
Siç raporton media në fjalë, raporti preliminar, konstaton në përgjithësi, se përtej gjendjes paraprake që kishte 27 vjeçari para se të prangosej nga policët, tashmë të suspenduar e nën masën e ndalimit, vdekja mund të jetë shkaktuar nga ndrydhja.
Në raportin fillestar ende nuk është specifikuar nëse ndrydhja ka shkaktuar sulmin në zemër, apo asfiksion (pengim të rrugëve të frymëmarrjes), por një zgjerim i raportit pritet të bëhet ditëve në vazhdim.
Ditëve në vazhdim, IML pret, siç merr vesh Insajderi, që të përfundoi edhe raportin në pjesën tjetër, sa i përket toksikologjisë, duke dalë me rezultate se çfarë lloje substancash mund të ketë pasur në trup viktima para se të ndërronte jetë.
Pesë policë u arrestuan për veprën penale “Vrasje nga Pakujdesia” për rastin e arrestimit të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, i cili dyshohej se po sulmonte me veturë kalimtarët në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.
Prokuroria Themelore në Prishtinë eka konfirmuar arrestimin e policëve, por refuzoi të japë më shumë detaje meqë tha se mund të dëmtohet integriteti i hetimeve
“E konfirmoj se janë arrestuar pesë zyrtar policor për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia” nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për momentin nuk mund të ofrojmë më shumë detaje sepse mund të dëmtojmë integritetin e hetimeve”, tha prokuroria në përgjigje.
Rasti i vdekjes së 27-vjeçarit tashmë është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
Pas thirrjes së qytetarëve, njësitë policore kanë ndërhyrë duke e arrestuar atë. Gjatë ndërhyrjes, atij iu vendosen prangat. Policia raporton se përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor, 27‑vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes
Një zjarr i fuqishëm që ka shpërthyer pranë qytetit të Marsejës, në jug të Francës, konkretisht në zonën Le Pennes-Mirabeau, ka detyruar pezullimin e plotë të operacioneve në aeroportin ndërkombëtar Marseille-Provence. Sipas një përfaqësuesi të administratës së aeroportit, prej mesditës janë ndalur të gjitha nisjet dhe mbërritjet e fluturimeve. Disa prej fluturimeve janë devijuar
Ka vdekur në QKUK një person që ishte aksidentuar më 2 korrik në Pejë. “AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Pejë 02.07.2025 – 00:02. Lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se ka vdekur edhe viktima tjetër mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar si pasojë e aksidentit. Me vendim të prokurorit trupi i
Një postim i Hekuran Muratit ka irrituar qytetarët, pasi ministri në detyrë në profilin e tij në Facebook tregoi se e ka pyetur chatGPT-në se kush po e thotë të vërtetën në postimet e Ramës dhe të tij. “Ia dhashë chatGPT-së postimin e Përparim Ramës si dhe postimin tim, për këtë punën e
Kosova gjatë viteve të fundit ka qenë cak i sulmeve terroriste për të cilat edhe janë nisur hetime nga organet e drejtësisë. Banjska, Iber Lepenci dhe alarmi për bomb në kuvendin e Kosovës janë vetëm disa nga vendet që preken sigurinë kombëtare të Kosovës. Hetimet për këto rast po rrezikohen kur ministri në