Trump i vendos tarifa Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës

 

]Të hënën, presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi tarifa prej 35 përqind për importet nga Serbia dhe 30 përqind për Bosnjën dhe Hercegovinën.

Këto janë tarifa reciproke të vonuara që u njoftuan në prill. Tarifat e reja për Serbinë, si dhe për një numër vendesh të tjera, do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Trump informoi presidentin serb Aleksandar Vuçiq, si dhe udhëheqësit e vendeve të tjera, në një letër se SHBA-të do të vendosin tarifa shtesë prej 35 përqind për importet e mallrave nga Serbia nga 1 gushti.

Trump publikoi letrën që i dërgoi Vuçiqit dhe udhëheqësve të vendeve të tjera në rrjetin e tij social Truth Social.

Presidenti i SHBA-së tha se ishte “shumë i nderuar që dërgoi një letër që tregon angazhimin ndaj marrëdhënieve tregtare SHBA-Serbi dhe faktin se SHBA-të kanë rënë dakord të vazhdojnë të punojnë me Serbinë, pavarësisht deficitit të konsiderueshëm tregtar midis dy vendeve”, përcjell telegrafi.

Ai tha se nuk do të kishte tarifa nëse Serbia ose kompanitë serbe vendosnin të prodhonin në SHBA, dhe theksoi se tarifat do të rriteshin nëse Beogradi vendoste të hakmerrej duke futur tarifa shtesë për importet nga SHBA-të.

Në fillim të prillit, kur Trump e ngriti për herë të parë këtë çështje, tarifat për importet nga Serbia ishin 37 përqind, por mbrëmë u njoftua se ato do të vazhdonin të ishin 35 përqind.

Ai gjithashtu i dërgoi një letër Zhelko Cvijanoviqit, i cili është kryetar i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, se tarifa për importet e mallrave nga Bosnja e Hercegovina do të ishte 30 përqind.

Ndryshe Trump njoftoi tarifa prej 25 përqind për Japoninë, Korenë e Jugut, Malajzinë dhe Kazakistanin, 30 përqind për Afrikën e Jugut, 32 përqind për Indonezinë, 35 përqind për Bangladeshin, 36 përqind për Kamboxhian dhe Tajlandën, dhe 40 përqind për Laosin dhe Mianmarin./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…