by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Gjykata Speciale ka njoftuar se paneli i Gjykatës së Apelit ka caktuar shqiptimin e aktgjykimit të apelit në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës për 14 korrik 2025, në orën 11:30 sipas orës së Europës Qendrore.
Fillimisht, kjo seancë ishte planifikuar të mbahej një ditë më vonë. Më 4 qershor 2025, Paneli i Gjykatës së Apelit e kishte caktuar shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Pjetër Shala më 15 korrik 2025, në ora 10:00. Por, sipas njoftimit të fundit të Gjykatës Speciale, kjo datë është ndryshuar.
Seanca do të jetë publike dhe mund të ndiqet në gjuhët shqipe, serbisht dhe anglisht nëpërmjet transmetimit të drejtpërdrejtë në faqen e internetit të DHSK-së me 10 minuta vonesë ose nga galeria për publikun në mjediset e gjykatës.
Në korrik të vitit të kaluar, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e kanë shpallë fajtor Pjetër Shalën dhe e kanë dënuar me 18 vjet burgim.
Shala u shpall fajtor për ndalim arbirtrar si krim lufte kundër së paku 18 personave në periudhën mes 17 majit 1999 deri më 5 qershor të atij viti në Fabrikën e Metalit në Kukës, torturë si krim lufte kundër së paku 18 personave dhe vrasje e paligjshme si krim lufte kundër një personi.
Aktualisht Shala është në proces të Apelit lidhur me këtë rast pasi që ka kërkuar mbrojtje të ligjshmërisë.
Afati 30 ditor drejt fundit, Kurti s’i ndalet gazetarëve – Thotë se i ‘‘duhet me shku me shpejtësi’’
Përderisa ngërçi në Kuvend po vazhdon për shkak të moskonstiumit të këtij institucione, ende nuk po shihet ndonjë rrugëdalje nga kjo situatë. Edhe pse partitë nuk po lëvizin nga qëndrimet e tyre, afatit 30 ditor i dhënë nga Kushtetuesja është duke i ardhur fundi. Megjithatë, pavarësisht ngërçit e afatit të përcaktuar, lideri i Lëvizjes
Kreu i PDK-së, Memli Kransiqi, ka takuar sot në selinë e partisë, ambasadorin gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde. Kransiqi ka treguar se me Rohde kanë biseduar për krizën politike në vend. Kreu i PDK-së ka njoftuar se në takim ka treguar qëndrimin e partisë së tij, që të ecet tutje sipas aktvendimit të Kushtetueses.
Temperaturat e larta të ditës së sotme kanë shkaktuar zjarr në disa sipërfaqe me barishte të thata pranë Termocentralit “Kosova A”, ka njoftuar Korporata Energjetike e Kosovës. Sipas KEK-ut, zjarri është lokalizuar dhe situata është plotësisht nën kontroll teksa kanë bërë me dije se ekipet profesionale të zjarrfikësve ndodhen në terren dhe po
Një zjarr i fuqishëm që ka shpërthyer pranë qytetit të Marsejës, në jug të Francës, konkretisht në zonën Le Pennes-Mirabeau, ka detyruar pezullimin e plotë të operacioneve në aeroportin ndërkombëtar Marseille-Provence. Sipas një përfaqësuesi të administratës së aeroportit, prej mesditës janë ndalur të gjitha nisjet dhe mbërritjet e fluturimeve. Disa prej fluturimeve janë devijuar