by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka folur për problemet në kryeqytet, lidhur me buxhetin, infrastrukturën, e çështje të tjera, të cilat përballen banorët e Prishtinës.
Rama për buxhetin e komunës, për të cilin ka alarmuar dje, përmes një postimi në Facebook’, e ku kishte kritikuar ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti është miratuar më 9 dhjetor të vitit të kaluar nga asambleja e kryeqytetit, me të cilin është planifikuar të punohet në vitin 2025.
Ai më tej tha se për miratimin e këtij buxheti LVV dhe PDK në nivelin lokal kanë tentuar ta bllokojnë.
Rama sqaroi se në nëntor të 2024-tës Kuvendi Komunal pati miratuar buxhetin.
“Menjëherë pas aprovimit të buxhetit nga Kuvendi, ne i kemi shkruar ministrit që të ndërmarrë masa për të aprovuar buxhetin, sepse është çështje teknike, e cila dërgohet në Parlament, miratohet e vazhdon tutje dhe nuk është ndërmarrë asnjë masë, qoftë në janar, shkurt. Kurse pas zgjedhjeve tani thirren se nuk ka konstituim të Kuvendit dhe nuk mund të miratohet buxheti i vitit 2025 për kryeqytet, ndërsa na thonë që duhet punuar me buxhetit e vitit të kaluar”, deklaroi Rama.
Ai më tej tha se edhe me fondin e vitit të kaluar bëhet bllokadë, teksa vuri në dukje se në cilat vija buxhetore i është lejuar të manovrojë.
“Nuk e miratojnë siç ceket në ligj 1/12, por vetëm në vija buxhetore që lejohen për vitin 2025. Pra, në njërën anë, nuk e pranojnë buxhetin e vitit 2025 e, në anën tjetër, kur vjen puna për transferimin e fondeve nga buxheti i 2024-tës, nuk i transferojnë, sepse thonë që nuk janë të parashikuara në vitin 2025”.
Rama përmendi kontratat e nënshkruara me operatorë të ndryshëm në vitet e mëparshme, puna e të cilëve është kryer dhe duhet bërë pagesën, derisa vuri në dukje se borxhet ndaj këtyre operatorëve kryhen përmes përmbaruesve.
“Kjo ndikon në shterjen e subvencioneve, që na pamundëson të ndihmojmë fëmijët tanë në çerdhe, shkolla, në sigurimin e ushqimit për ta, që t’ju ndihmojmë personave në nevojë, mos të flasim për sportistë, artistët, bujqit, qendrat e mjekësive familjare, nuk do të mund të kryejmë pagesat për rrymë, as ujë, etj.”, tha Rama, teksa shtoi se “nga kjo ministri janë bllokuar edhe të hyrat vetanake të komunës, e që ministri në detyrë, Murati, thotë që unë po rrej”.
Tutje, Rama sqaroi se çdo fond i kryeqytetit kalon nëpërmjet qeverisë.
“Kontot, fondet transferohen dhe na lejohet neve që t’i shohim dhe t’i përdorim prej nivelit qendror. Pra ata i kontrollojnë këto mekanizma dhe na bllokojnë neve për të manovruar”.
“Kjo bllokadë është puro politike. Një ministër gjen arsye të kota për ta bllokuar gjithë kryeqytetin, kur një shtet, një vend, nuk e ka gjetur mundësinë e zhbllokimit të buxhetit të kryeqytetit, por gjen metoda qysh me bllokua e dhe ma shumë edhe të vitit 2024, pra kush është rreni këtu? Ai është rrenci!”, tha Rama.
Ai bëri të ditur se pikërisht sot është dashur të ekzekutohen pagesat për familjet në nevojë, por në mungesë të fondeve nga bllokada që po bën qeveria, nuk janë realizuar.
Rama përmendi edhe projekte të tjera që po pengohen nga niveli qendror, siç është infrastruktura rrugore, teksa përmendi unazat e trafikut rrugor. Ai shtoi se fondet janë të gatshme nga ndërkombëtarët (IBRD), ku, sipas tij, janë siguruar rreth 206 milion euro, prej nga 82.4 milionë euro janë falas.
”E ministri Murati më pati thënë: Pse me ta ba ty, kryetar?”, deklaroi Rama, duke shtuar se ”ato rrugë unazore nuk janë të miat dhe nuk janë për mua, por për të gjithë qytetarët e kryeqytetit”.
”Përkundër të gjitha bllokadave, ne kemi arritur të bëjmë realizimin më të madh në historinë e kryeqytetit, sepse kemi realizuar mbi 80% të projekteve dhe kemi realizuar buxhet historik të kryeqytetit”, deklaroi Rama.
Ai megjithatë përmendi padinë që do të bëjë ndaj qeverisjes se nivelit qendror për bllokadë në punën në sheshin Xhorxh Bush dhe në bllokadën e ‘platformës’ dhe në atë të buxhetit
Janë publikuar pamje të tjera të momentit kur Agon Zejnullahu del nga vetura me duar pas kokës, ndërsa policët i gjuhën sipër. 27-vjeçari vdiq të hënën në Lipjan, pasi është ndaluar nga zyrtarët policorë. Veçojmë se lidhur me rastin. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë-Dega në Lipjan caktimin
Vëllai i Agon Zejnullahut ka rrëfyer me lot në sy për gjendjen e trupit të të ndjerit, të cilin familjarët e panë pas vdekjes. Sipas tij, shenjat e dhunës ishin të dukshme dhe se kishte mbi 20 plagë. Ai në në T7 tha se të dy brinjët kanë qenë krejtësisht të mavijosura. “Mbi
Burim Berisha nuk do të kandidojë më për kryetar të Fushë-Kosovës, nga radhët e LDK-së. Në vend të tij, LDK-ja në Fushë-Kosovë do të përfaqësohet nga Besnik Osmani. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku. “Ka një emocion të veçantë kur një epokë e gjatë e suksesshme mbyllet me
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përmendur sërish Kosovën, sonte kur darkoi me kryeministrin izraelit në Shtëpinë e Bardhë. Ai dha më shumë detaje mbi deklaratat e tij se kishte ndaluar një luftë mes Kosovës dhe Serbisë, e ndër diskutimesh, ai specifikon se ajo ndodhi rreth tri më parë. ”Ne bëmë një punë të