Ish-shefi i hetimeve në IPK për rastin e 27 vjeçarit: Hetim të shpejt, të përcaktohet nëse është tejkaluar ndonjë kompetencë ligjore nga zyrtarët policorë

 

 

Ish-shefi i hetimeve në IPK, Jetullah Aliu ka thënë që rasti i fundit i 27 vjeçarit në Lipjan duhet të ketë një hetim të veçantë, raporton KFVA.

Ai në një postim në Facebook ka thënë që përmes hetimit të të shpejt duhet të përcaktohet se a është tejkaluar ndonjë kompetencë ligjore nga zyrtarët policorë.

Njoftimi i plotë:

Rasti i fundit në Lipjan dhe rastet tjera, ku një person humbi jetën gjatë ose pas ndërveprimit me njësitë policore, paraqet një situatë që kërkon vëmendje të veçantë institucionale dhe trajtim të menjëhershëm procedural e penal dhe diciplinor.

Duke u nisur nga përvoja ime profesionale si ish-Shef i Hetimeve në Inspektoratin Policor të Kosovës, dhe tani si Avokat, më lejoni të theksoj se çdo rast ku një qytetar humb jetën në kontakt me forcat e rendit, është objekt i hetimit të detyrueshëm penal dhe disiplinor, dhe kerkon analizë mbi proporcionalitetin dhe ligjshmërinë e përdorimit të forcës nga ana e zyrtarëve policorë.

Andaj, IPK dhe Prokuroria kompetente të zhvillojnë hetime të shpejta, të pavarura dhe gjithëpërfshirëse, duke garantuar zbardhjen e çdo rrethane përmes ekspertizave mjeko-ligjore, pamjeve video, raporteve operacionale dhe dëshmive të palëve.

Të përcaktohet qartë nëse është tejkaluar ndonjë kompetencë ligjore nga ana e zyrtarëve policorë, në përputhje me nenin 35 të Ligjit për Policinë dhe me nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Me respekt,

Avokat

Jetullah Aliu

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…