Avokati i familjes: Video do përdoret si provë materiale – 5 persona i hipin mbi shpinë një personi që ka nevojë për ndihmë

 

 

Të martën u publikua video ku shihen veprimet e Policisë së Kosovës ndaj të ndjerit Agon Zejnullahu, veprime të cilat po dyshohen që çuan në vdekjen e 27-vjeçarit.

Avokati i familjes Zejnullahu, Asdren Hoxha, ka thënë se kjo video do shërbejë si provë materiale.

Ai ka thënë se nuk beson që ka ndonjë instancë gjyqësore që mund ta interpretojë ndryshe këtë provë pos si vrasje nga pakujdesia.

Në këtë rast, Hoxha tha se pakujdesia është e vetëdijshme.

“Nuk ka gjë më të pastër e të qartë që dëshmon veprimin e lidhjes kauzale mes veprimit dhe pasojës së shkaktuar. Nuk shoh asnjë instancë gjyqësore që mundet me interpretu ndryshe këtë veprim të zyrtarëve policorë që i konsumon elementet e veprës penale vrasje nga pakujdesia”, ka thënë ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…