Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Vdekja e 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu në duart e 5 policëve të Kosovës ka tronditur vendin. Pas publikimit edhe të pamjeve nga arrestimi i tashmë të ndjerit, zyrtarët policor u kritikuan për mënyrën e intervenimit, derisa çoi edhe në arrestimin dhe suspendimin e tyre, shkruan KFVA. 

Në lidhje me rastin, njohësi i sigurisë, Fadil Kajtazi gjatë një prononcimi për Periskopin tha se nëse policët dalin fajtor, atëherë dikush duhet të jap përgjegjësi.

“Ne rast se janë shkel protokollet e intervenimit është normale që dikush duhet të jap përgjegjësi në rast se ka pas shkelje të protokolleve është shumë e logjikshme sepse askush askujt nuk ia ka borxh jetën. Në qoftë se policët kanë shkel ligjin duhet të përgjigjen, mirëpo për kët cështje ne nga largësia e kemi të vështirë ta vlerësojmë pasi organet kompetente, IPK do t’i intervistoj policët dhe do të nxjerr një përfundim”, tha Kajtazi .

Duke komentuar videon e publikuar nga momenti i arrestimit, Kajtazi tha se në këtë rast reagimi i policëve ka qenë mbi bazën e protokollit që u kërkohet, por sipas tij kjo nuk mjafton pasi duhet të mblidhen edhe prova tjera.

“Ata kanë reaguar mbi bazë të protokollit si reagohet ndaj një personi i cili shkel rendin dhe qetësinë publike. Polici kur të niset në reagim ai ka parasysh rrethanat, mirëpo ai nuk është në gjendje që ta perceptoj se personi me të cilin po ballafaqohen ka probleme shëndetësore apo problem mendore dhe puna e parë që duhet ta bëjë ai duhet ta arrestojë, duhet ta neutralizoj që ai mos të veprojë ose mos të kundërveproj dhe reagimi nga pamja filmike ka qenë brenda këtij kuadri, tani aty duhet të ketë edhe dëshmi të tjera që dëshmojnë se çfarë kanë thënë policia, çfarë ka thënë I arrestuari, do të thotë dëshmi më të përafërta, mirëpo vetëm nga ajo që shihet nga filimitët shihet se ata kanë desht thjeshtë ta neutralizojnë personin që ka shkelë rendin dhe qetësinë publike”, shtoi tutje Kajtazi.

Ndërsa eksperti tjetër i sigurisë, Bedri Elezi reagoi ashpër ndaj policisë së Kosovës duke kritikuar se “po rreshqet drejt abuzimeve sistematike dhe kriminalitetit të strukturuar”.

“Është thellësisht alarmuese që Policia e Kosovës, një institucion që duhet të jetë garantues i rendit dhe sigurisë, po rreshqet drejt abuzimeve sistematike dhe kriminalitetit të strukturuar. Edhe më shqetësuese është heshtja ose mbyllja e rasteve nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe organet përgjegjëse, që duket se veprojnë vetëm nën presionin e opinionit publik.
Këto ngjarje të rënda ngrisin dyshime serioze se shumë raste të ngjashme – ku qytetarët kanë qenë viktima të abuzimit me detyrën nga zyrtarë të lartë policorë – mund të jenë mbyllur ose mos jenë trajtuar fare, për shkak të mungesës së dëshmive vizuale ose të interesit mediatik”, tha mes tjerash.

Kujtojmë se për rastin pati reagime nga disa deputetë e përfaqësues të shoqërisë civile, ndërsa nga qeveria në detyrë ende nuk është thënë asgjë.

Related Posts