20 vjet kryetar, mbyllet epoka e Burim Berishës në Fushë-Kosovë – LDK zyrtarizon kandidatin e ri

 

 

Burim Berisha nuk do të kandidojë më për kryetar të Fushë-Kosovës, nga radhët e LDK-së.

Në vend të tij, LDK-ja në Fushë-Kosovë do të përfaqësohet nga Besnik Osmani. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.

“Ka një emocion të veçantë kur një epokë e gjatë e suksesshme mbyllet me dinjitet, dhe një kapitull i ri hapet me shpresë. Kështu ndodhi sot në Fushë-Kosovë. Po e mbyllim një epokë të tërë me një ikonë fitoresh për LDK-në, Burim Berishën, për të nisur një të re, me një profesionist të jashtëzakonshëm të Lidhjes Besnik Osmanin” shkroi Abdixhiku.

Osmanin, Abdixhiku e ka përshkruar si një njeri të përkushtuar, të matur, me përvojë konkrete në qeverisje dhe me vizion të qartë për të ardhmen./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…

    Rama thotë se mbyllja përfundimtare e RTSH-së është opsion: Mund të ketë edhe privatizim ose partneritet

    Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot se Televizioni Publik Shqiptar ka dështuar. Ai u shpreh pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste se “bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm”. “Kemi tentuar që të krijojmë kushtet që televizioni…