Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

Nëse doni të blini bostan, sigurohuni që nuk po e paguani si të ishte një varëse floriri! Në rrjetin e dyqaneve Viva Fresh, konkretisht në pikën e Drenasit, ka shpërthyer një skandal mashtrimi që ka trazuar konsumatorët: një bostan i zakonshëm po shitet me çmimin e domateve– por jo vetëm kaq.

Sipas një etikete të fotografuar dhe të shpërndarë nga qytetarët dërguar për gazetën dhe agjencinë e lajmeve KFVA., kilogrami i bostanit është faturuar me çmimin që i përket domateve, duke arritur shifrën marramendëse prej 18 euro për një copë bostan. Kjo nuk është as gabim teknik, as “lëshim njerëzor” – kjo është një vjedhje e pastër, e bërë në emër të freskisë!

Kjo lëvizje “e freskët” e Viva Fresh nuk është as e mençur, as e rastësishme. Kur etiketat përzihen dhe konsumatori mashtronet, atëherë kemi të bëjmë me një praktikë të qëllimshme dhe fyese, veçanërisht në një kohë kur qytetarët po përballen me rritje çmimesh dhe standard jetese të rënduar.

A do të përgjigjet dikush nga Viva Fresh për këtë skandal? Apo do të heshtin derisa t’i dalin bostanët nga hundët? Autoritetet për mbrojtjen e konsumatorit a do të reagojnë, apo është koha të bëjmë “vetëmbrojtje” me telefonin në dorë dhe kuponin në xhep?

Sepse kur një bostan të del 18 euro, nuk kemi më të bëjmë me tregti – kemi të bëjmë me tallje. E kur tallja kalon në mashtrim, përgjegjësia s’ka më shije freskie.

 

Related Posts