Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në QKUK, ku një i ri nga Gjakova, rreth 19-vjeçar, ka humbur jetën tragjikisht.

Rasti ka ndodhur pas një incidenti në vendin e punës, njofton policia.

Viktima është dërguar në Klinikën Emergjente me lëndime të rënda, por përkundër veprimeve të ndërmarra nga ekipi mjekësor, i riu s’ka arritur të mbijetojë.

Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku dhe më pas trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Gjakovë / 05.07.2025 – 21:55. Viktima m/k në vendin e tij të punës në një fabrikë të tullave në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime të rënda. Viktima fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në QE-Gjakovë dhe pastaj në QKUK, mirëpo dyshohet për shkak të lëndimeve të rënda, rreth orës 00:20’ të datës  06.07.2025 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.” thuhet në raportin e plotë të policisë.

Related Posts