• 1 Dhjetor 2025 19:36

Podujevasi tregohet trim, dyshohet se e kanosi një polic përmes rrjeteve sociale

Kor 6, 2025

 

 

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se e ka kanosur përmes rrjeteve sociale një polic.

Ai është liruar në procedurë të rregullt.

“KANOSJE- Podujevë / 05.07.2025 – 01:40. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti përmes rrjeteve sociale e ka kanosur ankuesin m/k (zyrtar policor). Pas inicimit të rastit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet  në raportin 24-orësh të Policisë.