Lidhja e Bizneseve të Kosovës ngre alarm: Gjendje kritike e kompanive gurthyese dhe betonjerkave

 

 

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen në të cilën ndodhet sektori minerar në vend, veçanërisht kompanitë gurthyese dhe ato që operojnë në prodhimin e betonit.

Sipas LBK-së, pengesat institucionale të shumta po rrezikojnë seriozisht funksionimin dhe ekzistencën e këtyre ndërmarrjeve, të cilat janë të rëndësishme për ekonominë vendore.

Sipas Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, arsyet kryesore të krizës përfshijnë:

-Mosfunksionimi i bordeve dhe departamenteve përkatëse, që pamundëson lëshimin e lejeve dhe dokumenteve të domosdoshme për operim të ligjshëm;

-Mungesa e mundësisë për pagesë me këste të rentës minerare, ndryshe nga praktikat lehtësuese në sektorë të tjerë;

-Mungesa e platformave të përgjithshme elektronike për raportim, që ndikon negativisht në transparencën dhe efikasitetin operacional;

-Qindra lëndë të bllokuara në Bordin e Minierave, të patrajtuara për muaj të tërë;

-Zvarritja në miratimin e Udhëzimit Administrativ për qiradhënien e tokave pyjore, e cila pengon shfrytëzimin ligjor të pronave publike;

-Vonesa të pajustifikuara nga institucionet komunale dhe ato qendrore, si në dhënien e pëlqimeve ashtu edhe në vazhdimin e projekteve ekzistuese.

Sipas LBK-së,situata është kritike. Në reagimin e tyre, thuhet se  kompanitë kanë investuar miliona euro në pajisje të rënda, janë të ekspozuara ndaj kredive bankare, dhe shumë prej tyre ndodhen në prag të falimentimit. Çdo vonesë e mëtejshme sipas tyre e thellon krizën, duke rrezikuar:

– Vendet e punës;

– Të hyrat buxhetore të shtetit;

– Stabilitetin e sektorit ndërtimor dhe infrastrukturor në vend

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…