Kryetarja e Preshevës: Zjarri i madh në Corroticë, flakët janë përhapur me shpejtësi

 

 

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se një zjarr i madh ka përfshirë zonën pyjore mbi fshatin Corroticë të kësaj komune, shkruan KFVA

Sinani thotë se flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme është aktivizuar menjëherë dhe është në koordinim të plotë me ekipet e zjarrfikësve që ndodhen në terren.

Ajo i ka lutur qytetarët të mos ndezin zjarre në pyje apo afër shtëpive, sepse edhe pakujdesia më e vogël mund të sjellë pasoja të mëdha për njerëzit dhe natyrën.

Postimi i saj:

Pamje shqetësuese nga fshati Corroticë 🔥

Me keqardhje të madhe ju njoftojmë se një zjarr i madh ka përfshirë zonën pyjore mbi fshatin Corroticë. Flakët janë përhapur me shpejtësi.

⚠️ Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme është aktivizuar menjëherë dhe është në koordinim të plotë me ekipet e zjarrfikësve që ndodhen në terren. Janë kontaktuar edhe shtabet përkatëse në Vrajë dhe komunat përreth për ndihmë të menjëhershme.

🙏 U bëjmë thirrje të gjithë banorëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve. Po ashtu ju lusim me përgjegjësi të mos ndizni zjarre në pyje apo afër shtëpive, sepse edhe pakujdesia më e vogël mund të sjellë pasoja të mëdha për njerëzit dhe natyrën.

⚠️ Kujdes i shtuar kërkohet edhe në pjesët tjera të qytetit dhe komunës sonë, pasi thatësia dhe temperaturat ekstreme e rrisin ndjeshëm rrezikun për zjarr.

🤝 Falënderojmë të gjithë ata që janë në vijën e parë të përballjes me zjarrin dhe janë duke bërë maksimumin për ta vënë nën kontroll situatën.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…