by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas kërcënimit për bombë të adresuar më 5 korrik ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke e cilësuar këtë si një “sulm hibrid” që ka për qëllim destabilizimin e institucioneve të vendit, raporton KFVA.
“Sipas të dhënave fillestare, kërcënimi është bërë nga një numër telefonik i regjistruar në Serbi, që i përket kompanisë telefonike MTS,” thuhet në reagimin e Sveçlës.
Ai shton se përdoruesi i këtij numri ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Živković, dhe se në disa profile të lidhura me të është përdorur fotografia e kriminelit të luftës, Ratko Mladić.
Sveçla theksoi se institucionet e sigurisë në Kosovë janë duke e trajtuar këtë çështje me prioritet të lartë dhe do të kërkojnë mbështetje ndërkombëtare për të identifikuar dhe vënë para drejtësisë personat përgjegjës.
“Sulmuesit dhe kërcënuesit që strehohen në Serbi, pavarësisht mbështetjes nga shteti serb, nuk do të arrijnë t’i shmangen përgjegjësisë,” deklaroi ai.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se kërcënimi për bombë në objektin e Kuvendit të Kosovës dyshohet të ketë ardhur nga një numër nga Serbia.
Sipas policisë, bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur për një numri të telefonit, i cili dyshohet se është nga Serbia.
“Lidhur me rastin e kërcënimit me mjet shpërthyes, të ndodhur sot në orët e paraditës në objektin shtetëror të RKS-së, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, ka vazhduar hetimet intensive, me qëllim të ndriqimit dhe zbulimit të kërcënimit.”
“Bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur përmes një numri të telefonit i cili dyshohet se është nga Serbia”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me prokurorinë kompetente do të vazhdojë hetimet e mëtejme, duke marrur të gjitha masat hetimore, përfshire edhe komunikimet me partnerë ndërkombëtarë të sigurisë, për të lokalizuar mjetet dhe rrjetet e komunikimit që janë përdorur në këtë kërcënim.
Avni Dehari ka komentuar Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se nuk ka asnjë kërkesë kushtetuese për votim të hapur apo të fshehtë në seancën konstituive, raporton KFVA. Ai ka sqaruar se neni 57 i Rregullores së Kuvendit nuk zbatohet për këtë seancë, dhe çdo mocion procedural është i
Danimarka tashmë ka marrë timonin e presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian. Për Kosovën, presidenca daneze synon të gjejë rrugë përpara që do të kontribuojnë në integrimin më të afërt të vendit me Bashkimin Evropian, thuhet në një përgjigje të Zyrës së Përfaqësuesit të Përhershëm të Danimarkës në BE, dhënë për Info Magazine
Në Gjermani, gjithnjë e më shumë persona që punojnë me kohë të plotë po detyrohen të kërkojnë ndihmë shtetërore për të përballuar jetesën. Vetëm në vitin 2024, mbi 826 mijë punëtorë morën përfitime sociale, një rritje prej 30 mijë krahasuar me vitin 2023. Këto ndihma i kushtuan shtetit rreth 7 miliardë euro. Kancelari
Ka shkuar në të paktën 59 numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve të papritura që kanë përfshirë pjesë të Teksasit qendror. Qindra shpëtimtarë po vazhdojnë kërkimin për të zhdukurit. Pamjet e filmuara me dron nga Georgetoën tregojnë shkallën e shkatërrimit në Teksasin qendror. Njëzet e shtatë vajza janë ende të zhdukura