Pushimet verore, duke sjellë një rritje të lehtë të qarkullimit në pikat kufitare.
Megjithatë, sipas të dhënave nga Qendra për Menaxhim Kufitar e Ministrisë së Brendshme, mëngjesin e së dielës nuk është raportuar për ndonjë fluks të madh në kufi. Rreth orës 07:02, pritjet për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat kufitare ishin vetëm nga 3 deri në 5 minuta.
Aktualisht nuk ka kolona të paraqitura, por autoritetet presin shtim gradual të qarkullimit në ditët në vijim, me intensifikimin e ardhjes së mërgimtarëve./KFVA/
