by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Avni Dehari ka komentuar Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se nuk ka asnjë kërkesë kushtetuese për votim të hapur apo të fshehtë në seancën konstituive, raporton KFVA.
Ai ka sqaruar se neni 57 i Rregullores së Kuvendit nuk zbatohet për këtë seancë, dhe çdo mocion procedural është i pavlefshëm.
Sipas tij, refuzimi i deputetëve për të votuar komisionin për votimin e fshehtë është një refuzim i realizimit të një të drejte të garantuar nga Gjykata Kushtetuese.
E plotë:
AKTGJYKIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE PËR KONSTITUIMIN E KUVENDIT
Pika 178 e Aktgjykimit thotë se as Kushtetuta, as Rregullorja e Kuvendit nuk përcaktojnë nëse mënyra e votimit në seancën konstituive duhet të jetë e hapur apo e fshehtë dhe se gjithashtu për seancën konstituive nuk vlejnë mocionet procedurale.
Neni 57 i Rregullores së Kuvendit nuk vlen për seancën konstituive, por vetëm për seanca plenare dhe atë vetëm në rrethana të caktuara, që janë shprehimisht të cekura në Rregullore.
Gjykata Kushtetuese e ka konfirmuar që nuk vlen mocioni procedural në seancën konstituive. Rrjedhimisht do të ishte shkelje nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo.
Lidhur me propozimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për kryetar të Kuvendit, ka pasur 6 votime të hapura të pasuksesshme. Si kryesues i seancës konstituive në frymën e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 kam propozuar votimin e fshehtë me qëllim të konstituimit të Kuvendit.
Vota për, kundër ose abstenim për komisionin për votimin e fshehtë nënkupton shprehjen e vullnetit të deputetëve për mënyrën e votimit. Normativisht, njëra mënyrë e votimit nuk ka më shumë vlerë a peshë sesa mënyra tjetër.
Refuzimi i deputetëve për të votuar komisionin është refuzim për të realizuar votimin e fshehtë, pra refuzim për realizimin e një të drejte, që e garanton Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.
Nëse doni të blini bostan, sigurohuni që nuk po e paguani si të ishte një varëse floriri! Në rrjetin e dyqaneve Viva Fresh, konkretisht në pikën e Drenasit, ka shpërthyer një skandal mashtrimi që ka trazuar konsumatorët: një bostan i zakonshëm po shitet me çmimin e domateve– por jo vetëm kaq. Sipas një etikete
6 mijë vende të lira pune, në kulmin e sezonit bizneset shqiptare përballen me mungesë të punëtorëve
Kriza e viteve të fundit ka ndryshuar rregullat e lojës: bizneset nuk kërkojnë më “më të mirin”, por dikë që të vijë. Me paga të rritura dhe oferta që përfshijnë çdo sektor – nga teknologjia te ndërtimi, nga turizmi te shërbimet – sipërmarrjet shqiptare po thërrasin me zë të lartë: “Puna është gati.
Ka vdekur i riu që ishte aksidentuar në fshatin Dubravë të Istogut më 29 qershor. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se viktima ka qenë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. “Ka vdekur i aksidentuari me datën 29
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka lëshuar një parashikim të frikshëm se si do të fillojë Lufta e Tretë Botërore, ndërsa konfliktet përshkallëzohen në të gjithë botën. Që nga samiti i NATO-s në vitin 2025 që u zhvillua në Hagë të Holandës, Rutte ishte nw qendwr tw vwmendjes, transmeton Telegrafi. Në këtë aktivitet