Alarmi i rremë për bombë në Kuvend, Kurti: Konfirmimi se kërcënimi erdhi nga Serbia, dëshmon luftën aktive hibride ndaj vendit tonë

 

 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka përgëzuar institucionet për, siç tha, “reagimin e shpejtë dhe profesional” pasi ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se alarmi i rremë për një bombë në Kuvend paraditen e së shtunës erdhi nga një numër i një shtetasi serb.

Ai shkroi në Facebook se kjo dëshmon për luftën hibride të Serbisë ndaj Kosovës.

“Përgëzoj institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional. Konfirmimi se ky kërcënim e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë”, shkroi Kurti.

Ai shpërndau postimin e Sveçlës, i cili shkroi se është konfirmuar se numri nga i cili erdhi kërcënimi për bombë “e ka origjinën në Serbi”.

“Numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS. Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Živković. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mladić”, shkroi Sveçla./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…