Aksident tragjik në Gjermani: Vdes burri nga Peja

 

 

Një mërgimtar nga Kosova e ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani.

Nexhat Lushi nga Peja, vdiq pas një aksidenti atje.

Lajmin e kanë të afërmit e tij.

“Pas nje aksidenti trafiku nê Gjermani ka nderruar jetë NEXHAT LUSHI nga Qyshku i Pejës”, thuhet në lajmërimin e të afërmit.

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe gruaja e të ndjerit.

“Pata shumë sprova në jetë, dole ti dhe ma ringjalle jetën. Mësova se çka është jeta prej teje. Oh, sonte mu nda shpirti përgjysmë, inshallah takohemi në lule të xhehnetit. Nexhi jem. Do të mbetesh kujtimi më i bukur për mua na le shumë ëndrra pa i realizuar, na mbetën në gjysmë. Shumë e ke dashur jetën o Zot”, ishte reagimi i gruas./KFVA

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…