by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Dje dështoi përpjekja e 42’të për konstituimin e kuvendit. Një përpjekje e tillë do të ndodhë edhe nesër në ora 11:00.
Kështu tha kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, dje pasi komisioni për votim të fshehtë i mori 39 vota.
Mbrëmë vazhdimi i seancës konstituive u mbajt rreth orës 20:00 pas një alarmi të rrejshëm për bombë. Ajo zgjati sërish vetëm pak minuta.
Ky dështim i radhës vjen pavarësisht takimeve të presidentes Vjosa Osmani me partitë parlamentare për të ndihmuar në gjetjen e një rrugëdaljeje dhe paralajmërimeve të saj se do të ketë pasoja juridike nëse nuk bëhet Kuvendi deri më 26 korrik.
Gjykata Kushtetuese e nxori më 26 qershor një aktgjykim i cili i detyron deputetët që brenda 30 ditëve ta konstituojnë Kuvendin, por nuk dha hollësi se çfarë do të ishin pasojat në rast se afati nuk respektohet.
Osmani tha se do t’i drejtohet gjykatës nëse deputetët s’e formojnë institucionin ligjvënës së shpejti.
Seanca e thirrur për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të vazhduar me hapat e tjerë të konstituimit nuk pati sukses, për shkak të mungesës së pajtueshmërisë ndërmjet partive politike rreth formimit të një komisioni për votim të fshehtë për kandidaten për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Prej kohësh, partitë më të mëdha, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë kundërshtuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosjes që Haxhiu, ministre në detyrë e Drejtësisë, të zgjidhet në krye të Kuvendit.
Ato e kanë cilësuar Haxhiun si “figurë përçarëse” dhe i kanë kërkuar Vetëvendosjes, si fituese e zgjedhjeve, të vijë me një emër tjetër.
Pavarësisht kësaj, Vetëvendosje nuk ka hequr dorë, duke thënë se propozimi i emrit të kryetarit është e drejtë ekskluzive e fituesit të zgjedhjeve dhe se Haxhiu është kandidate meritore
Ka vdekur i riu që ishte aksidentuar në fshatin Dubravë të Istogut më 29 qershor. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se viktima ka qenë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. “Ka vdekur i aksidentuari me datën 29
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka lëshuar një parashikim të frikshëm se si do të fillojë Lufta e Tretë Botërore, ndërsa konfliktet përshkallëzohen në të gjithë botën. Që nga samiti i NATO-s në vitin 2025 që u zhvillua në Hagë të Holandës, Rutte ishte nw qendwr tw vwmendjes, transmeton Telegrafi. Në këtë aktivitet
Avni Dehari ka komentuar Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se nuk ka asnjë kërkesë kushtetuese për votim të hapur apo të fshehtë në seancën konstituive, raporton KFVA. Ai ka sqaruar se neni 57 i Rregullores së Kuvendit nuk zbatohet për këtë seancë, dhe çdo mocion procedural është i
Danimarka tashmë ka marrë timonin e presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian. Për Kosovën, presidenca daneze synon të gjejë rrugë përpara që do të kontribuojnë në integrimin më të afërt të vendit me Bashkimin Evropian, thuhet në një përgjigje të Zyrës së Përfaqësuesit të Përhershëm të Danimarkës në BE, dhënë për Info Magazine