Categories: Lajme, Sport

by kfvanews

Share

Categories: Lajme, Sport

by kfvanews

Share

 

 

Mungesa e Cristiano Ronaldos në funeralin e Diogo Jotës ka ngjallur reagime dhe diskutime në opinionin publik.

Portugalia është tronditur me mungesën e kapitenit të saj, Cristiano Ronaldos, që nuk ka udhëtuar në Portugali për të marrë pjesë në këtë ceremoni mortore. Ende nuk dihet arsyeja e mungesës së Ronaldos, por sipas raportimit të gazetës britanike, Mirror, vendimi i yllit portugez ka qenë i menduar dhe i ndjeshëm ndaj situatës së rëndë.

Sipas mediumit britanik, Ronaldo ka zgjedhur të mos marrë pjesë në ceremoninë mortore që u mbajt në qytetin e vogël Gondomar, nga frika se prania e tij mund ta kishte shpërqendruar vëmendjen nga vetë ceremonia dhe dhimbja kolektive, duke e kthyer në një moment mediatik për shkak të famës së tij.

“Mirror Football” shkruan se Ronaldo është treguar i kujdesshëm për të mos e eklipsuar lamtumirën e fundit ndaj shokut të tij të kombëtares dhe mikut të ri, Diogo Jota, duke u treguar i vetëdijshëm për ndikimin që ka në çdo paraqitje publike.

“Ai ka preferuar të mbajë një profil të ulët këto ditë, duke qëndruar i rrethuar nga familja e tij,” raportoi gazeta britanike.

Sipas gazetës “Ultima Hora” nga Mallorca përmes “Daily Mail”, thuhet se Cristiano Ronaldo është parë në pushime në ishull, me jahtin e tij 5.5 milion paundësh.

Related Posts

  • Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një

  •     Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar

  •     Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca

  •     Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina