Qalaj: Nëse nuk konstituohet Kuvendi, pasojat më të mëdha i bartin qytetarët

 

 

Deputeti i betuar i PDK-së, Rashit Qalaj pak para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se nëse ky institucion nuk funksionalizohet, pasojat më të mëdha do t’i kenë qytetarët.

“Mendoj se nuk ka dhënë sqarime se cilat janë pasojat juridike, por mendoj se pasoja më e madhe është për qytetarët e Kosovës, përtej atyre juridike, për shkak se Kosova është duke u dëmtuar mjaft shumë, e dini, Kosova është në prag të humbjeve te fondeve që i merr nga BE-ja”, tha Qalaj.

Tutje ai tha se nuk ka vullnet politik për të kaluar ngërçin dhe bllokadën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…