by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta kanë përfshirë që nga mëngjesi i sotëm rajonin e Lombardisë në Itali, duke shkaktuar probleme të shumta në qytetet e Milanos dhe Komos.
Si pasojë e kushteve ekstreme atmosferike, 13 fluturime janë devijuar drejt aeroportit Orio al Serio, në Bergamo.
Autoritetet italiane kanë lëshuar alarm portokalli për stuhi të forta, ndërsa liqeni i Komos ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në zonat përreth. Gjendja është bërë kritike edhe në pellgun e Sevesos, i cili është aktivizuar për të menaxhuar prurjet e shumta.
Në qytetin Lentate, dy familje janë evakuuar për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën ndërsa qytetarët janë këshilluar të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë të informuar për zhvillimet e mëtejshme.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve që e shoqëronin në fluturimin e kthimit nga Azerbajxhani, lidhur me blerjen e avionëve F-35 nga SHBA dhe qëndrimin e Greqisë lidhur me këtë çështje. Sipas mediave të huaja, Presidenti turk argumentoi se “shqetësimi i Greqisë për hapat që kemi ndërmarrë
Elon Musk njoftoi sot formimin e një partie të re politike në Shtetet e Bashkuara të quajtur “Partia e Amerikës”, një ditë pasi kreu një sondazh në rrjetin social X midis ndjekësve të tij në lidhje me nevojën për një opsion të ri politik. Musk deklaroi: “Duke pasur parasysh raportin 2 me 1
Policia e Kosovës ka njoftuar se kërcënimi për bombë në objektin e Kuvendit të Kosovës dyshohet të ketë ardhur nga Serbia. Njoftimi i plotë:
Një fëmjë është mbytur mbrëmjen e sotme në një pishinë familjare në fshatin Zallaq, të Komunës së Istogut. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai ka treguar se për rastin në fjalë janë njoftuar rreth orës 19:40. “Një fëmijë e gjinisë femërore është mbytur