Moti sot në Kosovë

 

 

Sot parashikohet mot shumë i nxehtë dhe me diell në orët e mëngjesit.

Gjatë pasdites, kryesisht në zonat malore dhe ato përreth – përfshirë rajonet perëndimore, veriperëndimore, veriore, verilindore dhe jugore – priten vranësira të pjesshme me zhvillim vertikal, duke sjellë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe, në momente të caktuara, pritet të jetë mjaft e fuqishme, veçanërisht në zonat ku parashikohen zhvillime atmosferike, me shpejtësi nga 15-60 km/h, njofton MeteoKosova, transmeton KFVA.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 36°C.

Kujdes! Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…