by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Punëtorët, sidomos në sektorin e ndërtimtarisë, në temperaturat ekstreme të këtyre ditëve, janë lënë në mëshirën e punëdhënësve dhe ballafaqohen me mungesë të kushteve minimale në vendet e punës, vlerësoi kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Behxhet Shala.
Ai për EO tha se policia dhe prokuroria merren vetëm me pasojat, ndërsa mungesa e inspektimeve dhe e mbikëqyrjes po çon në lëndime të rënda, invaliditet dhe raste fatale.
“Realisht, ne në reagime duam t’u paraprijmë proceseve që punëtorët të jenë të mbrojtur në vendin e punës. Policia dhe prokuroria kryesisht po merren me pasojat, pasi që po ndodhin pasojat, qoftë lëndime të rënda, qoftë invaliditet i përjetshëm apo përfundim me fatalitet. Është joserioze. Po e shihni në temperatura 36 deri 38 gradë, punëtorët punojnë në ndërtimtari kur nuk ka kushte minimale për sigurinë e tyre. Pastaj, puna pa orar. Ta keni parasysh që punëtorët punojnë për të ruajtur një vend pune që ndoshta është burimi i vetëm i familjes për të siguruar një mbijetesë. Punëtorët shumë herë nuk pajisen me masa mbrojtëse, edhe pse thuhet që ua kanë blerë ato mjete mbrojtëse, por ata nuk i përdorin. Megjithatë, nuk guxojnë ta lejojnë një punëtor të punojë pa masa mbrojtëse”, tha Shala.
Ai vë në dukje numrin e pakët të inspektorëve, që nuk mjafton madje as përfërisht për nevojat në terren.
“Nuk ka inspektime të mjaftueshme në ndërtim. Ka aq shumë ndërtime, saqë po të çohej edhe një armatë e tërë e inspektoratit nuk do të mund t’i mbulonin të gjitha. Me një numër simbolik të inspektorëve është e pamundur të mbulohen këto vende të punës. Prandaj po ka edhe fatkeqësi”, shtoi Shala.
Ai shtron nevojën që urgjentisht të krijohet një fond i veçantë për kompensimin e familjeve të viktimave dhe atyre që mbesin me pasoja të përhershme.
“Ne kemi propozuar që thjesht të krijohet një fond i veçantë, i cili do të merrej së paku me kompensimin e familjes apo sigurimin e kushteve për familjen kur ndodhin raste me fatalitet apo invaliditet të përjetshëm. Deri tani nuk është vepruar. Janë disa ndihma që i jep punëdhënësi apo dikush tjetër. Ne mund të themi se punëtorët në Kosovë janë thuajse krejtësisht të pambrojtur dhe janë në mëshirën e punëdhënësve dhe të motit, qoftë tepër i nxehtë apo tepër i ftohtë”, tha Shala.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) përmes një komunikate për medie ka vënë në pah faktin se moskonstituimi i Kuvendit rrezikon bllokimin e institucioneve të pavarura. IKD thekson se shumë institucione kanë mbetur pa anëtarë që nga Legjislatura e kaluar, e që ky mos-efikasitet është bartur edhe në Legjislaturën IX, që si pasojë
Ka dështuar për herën e 43-të seanca në përpjekje për të konstituuar Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta dhe Agjencia e lajmeve KFVA. Nga 99 deputetë sa ishin në sallë, vetëm 55 deputetë votuan për komisionin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Pasi Albulena Haxhiu
Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet dhe masat e zbatimit të planit të posaçëm për sezonin turistik veror 2025, me fokus në garantimin e sigurisë publike dhe lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të kundërligjshme. “Prej 2 javësh, strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në zbatim të planit të
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar për “kërcënimin serioz” që po i bëhet prodhimit vendore nga produktet serbe, shkruan KFVA. Përmes një njoftimi në Facebook, AKB ka thënë se gjatë muajve të fundit imoprtet nga Serbia janë rritur në mënyrë alarmante për mbi 118% dhe sipas tyre kjo ka ardhur pas vendimit të