by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka bërë të ditur se alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ka rezultuar të jetë i rrejshëm.
Ai ka thënë se në lidhje me këtë është pranuar një thirrje telefonike, ku një person ka folur me aksent siç është shprehur ai “nga shtetet jo mike”, përcjell KFVA.
“Të gjitha njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, duke përfshirë edhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Në vendin e ngjarjes janë edhe njësitë përkatëse të K9 dhe për deminim, të cilët kanë bërë punën e vet dhe ka rezultuar që kërcënimi ka qenë i rrejshëm dhe deri më tani nuk ka diçka që ia vlen të ceket sa i përketë rezultateve nga vendi i ngjarjes”.
“Patjetër se hetimet do të vazhdojmë sa i përketë prejardhjes së kërcënimit apo më mirë të themi thirrjes telefonike të bërë nga një person anonim i cili ka qenë me zë mashkulli, në gjuhën angleze me një aksent që ne menojmë që është i shteteve jo mike, për momentin janë të gjithë këto informacione”, është shprehur ai.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen në të cilën ndodhet sektori minerar në vend, veçanërisht kompanitë gurthyese dhe ato që operojnë në prodhimin e betonit. Sipas LBK-së, pengesat institucionale të shumta po rrezikojnë seriozisht funksionimin dhe ekzistencën e këtyre ndërmarrjeve, të cilat janë të rëndësishme për ekonominë
Ekipi turk i Monitorimit të Ndërlidhjes (LMT), pjesë e Komandës Rajonale Perëndim në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdon të luajë një rol kyç në sigurimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit në Kosovë. LMT-të, të cilët mbajnë kontakte të ngushta me komunitetet lokale, angazhohen në mënyrë të paanshme me të gjitha grupet
Një mërgimtar nga Kosova e ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani. Nexhat Lushi nga Peja, vdiq pas një aksidenti atje. Lajmin e kanë të afërmit e tij. “Pas nje aksidenti trafiku nê Gjermani ka nderruar jetë NEXHAT LUSHI nga Qyshku i Pejës”, thuhet në lajmërimin e të afërmit. Për ngjarjen e rëndë ka
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas kërcënimit për bombë të adresuar më 5 korrik ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke e cilësuar këtë si një “sulm hibrid” që ka për qëllim destabilizimin e institucioneve të vendit, raporton KFVA. “Sipas të dhënave fillestare, kërcënimi është bërë nga një numër