by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Mos mbajtja e seancës konstituive sot nuk përbën shkelje të Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës, pasi situata e krijuar për shkak të paralajmërimit për shpërthim me bombë konsiderohet si rrethanë emergjente. Këtë e theksoi njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu.
“Është çështje emergjente, s’është shkelur rregullorja e Kuvendit”, ka deklaruar ai për KP, transmeton KFVA.
Pas marrjes së mesazhit se një bombë do të shpërthente brenda 10 minutash në ndërtesën e Kuvendit, policia urdhëroi largimin e deputetëve, stafit dhe gazetarëve nga objekti i Kuvendit të Kosovës.
Kësisoj, mbajtja e seancës konstituive për herë të 42-të u shty për në orën tetë të mbrëmjes, duke kaluar 48 orëshin.
Lidhur me këtë, profesori universitar, Mazllum Baraliu tha se duhet të merren parasysh emergjencat, duke iu referuar situatës së krijuar sot në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.Nga dasma me vello të bardhë, gruaja e Jotas vishet krejt bardhë edhe në varrimin e tij, simbolika dihet
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve që e shoqëronin në fluturimin e kthimit nga Azerbajxhani, lidhur me blerjen e avionëve F-35 nga SHBA dhe qëndrimin e Greqisë lidhur me këtë çështje. Sipas mediave të huaja, Presidenti turk argumentoi se “shqetësimi i Greqisë për hapat që kemi ndërmarrë
Elon Musk njoftoi sot formimin e një partie të re politike në Shtetet e Bashkuara të quajtur “Partia e Amerikës”, një ditë pasi kreu një sondazh në rrjetin social X midis ndjekësve të tij në lidhje me nevojën për një opsion të ri politik. Musk deklaroi: “Duke pasur parasysh raportin 2 me 1
Policia e Kosovës ka njoftuar se kërcënimi për bombë në objektin e Kuvendit të Kosovës dyshohet të ketë ardhur nga Serbia. Njoftimi i plotë:
Një fëmjë është mbytur mbrëmjen e sotme në një pishinë familjare në fshatin Zallaq, të Komunës së Istogut. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai ka treguar se për rastin në fjalë janë njoftuar rreth orës 19:40. “Një fëmijë e gjinisë femërore është mbytur