by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Çfarë duhet të bëni?
Temperatura e lartë e jashtme shkakton zgjerimin e enëve të gjakut, uljen e tensionit arterial dhe, për shkak të lodhjes, djersitjes dhe mungesës së lëngjeve, gjaku bëhet më i trashë, gjë që rrit mundësinë për formimin e trombit
Rreziqet më të zakonshme janë të lidhura me tensionin e gjakut, i cili, gjatë vapës ekstreme, zakonisht ulet. Po ashtu, mund të shfaqet edhe sindroma akute koronare, pra sulmi në zemër (infarkti i miokardit), i cili është më i shpeshtë gjatë temperaturave të larta, njësoj si goditja në tru (insulti).
Si ndodh zgjerimi i enëve të gjakut (vazodilatacioni)?
Problemet kryesore lindin për shkak të temperaturës së lartë të jashtme dhe lagështisë së madhe.
Kur jashtë është shumë nxehtë, enët e gjakut zgjerohen, ndodh vazodilatacioni. Çdo njeri ka mesatarisht rreth 5 litra gjak që qarkullon nëpër trupin tonë, përmes enëve të gjakut që mund të krahasohen me tuba. Kur këto tuba zgjerohen, hapësira për qarkullimin e gjakut bëhet më e madhe, ndërsa sasia e gjakut mbetet e njëjtë, për pasojë, tensioni i gjakut bie. Situata përkeqësohet më tej kur humbim lëngje përmes djersitjes, duke ulur edhe më shumë sasinë e gjakut që qarkullon.
Një problem shtesë është që, përveç uljes së tensionit, ndodh edhe hemokoncentrimi, gjaku trashet për shkak të mungesës së lëngjeve. Kur gjaku bëhet më viskoz (më i trashë), rritet rreziku për formimin e trombit. Siç dihet, trombi mund të shkaktojë infarkt të miokardit ose goditje në tru, transmeton KFVA.
A është më i rrezikshëm ulja e tensionit te personat që kanë tension të ulët?
Në teori, po. Megjithatë, zakonisht te personat me tension të ulët, rënia nuk është aq e theksuar sa tek ata me tension të lartë. Tek personat me hipertension, rënia është më e madhe dhe, rrjedhimisht, ata e ndiejnë më shumë.
Si të parandalohen efektet e temperaturave të larta?
Përveç shmangies së daljes jashtë në periudhat më të nxehta të ditës, është e rëndësishme që ambienti i brendshëm të ketë një temperaturë të qëndrueshme dhe të konsumohet mjaftueshëm lëngje.
Kushdo që duhet të dalë jashtë, le të qëndrojë në hije, mundësisht para orës 10 të mëngjesit ose pas orës 17. Nëse dilni, mbani gjithmonë ujë me vete, sepse humbja e lëngjeve dhe zgjerimi i enëve të gjakut kërkojnë zëvendësim të vazhdueshëm të tyre. Ujin duhet ta keni pranë edhe në shtëpi, duke pirë çdo 20–30 minuta nga dy-tre gllënjka, edhe kur nuk ndjeni etje. Mungesa e lëngjeve nga të nxehtit nuk shoqërohet gjithmonë me ndjenjën e etjes.
Rrobat duhet të jenë të lehta dhe prej materialesh që i mundësojnë trupit të “marrë frymë” dhe të avullojë djersën, e jo ta pengojnë këtë proces.
Në temperatura tropikale, më e rëndësishmja është pushimi, temperatura e qëndrueshme e ambientit dhe marrja e lëngjeve. Edhe kur qëndroni brenda, gjithmonë ka një shkëmbim me mjedisin e jashtëm. Prandaj, duhet shmangur çdo lodhje e panevojshme, duhet konsumuar ushqim i lehtë, jo yndyror, jo shumë i kripur, me sa më shumë perime dhe fruta të freskëta.
Këto këshilla vlejnë për të gjithë, por janë veçanërisht të rëndësishme për personat me sëmundje kronike.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka bërë reagimin e parë pas dështimit që të zgjidhet Kryetare e Kuvendit në seancën e sotme. Ajo ka publikuar një shprehje të babait të saj, veprimtarit Jusuf Gërvallës. “E thënë me fjalët e poetit: “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe
Bashkimi Evropian i ka inkurajuar të mërkurën partitë politike në Kosovë ta respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të konstituojnë shpejt Kuvendit, pak orë pas dështimit më të fundit të deputetëve për ta zhbllokuar ngërçin. Zyra e BE-së në Kosovë ka thënë për REL se blloku “po i ndjek me kujdes zhvillimet që
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar gjyqtarin francez Nicolas Yann Guillou, i cili ishte gjyqtar i procedurës paraprake në rastin e ish-Presidentit Hashim Thaçi, e që aktualisht shërben në Divizionin e Gjykimeve në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC). Sipas Departamentit të Shtetit, Guillou ka marrë vendim për të autorizuar lëshimin e urdhrave të arrestit ndërkombëtar
Numri i forcave turke në Qipron e pushtuar pritet të arrijë në 100,000 ushtarë , sipas mediave turke. Sipas TRHaber, ushtria turke në Qipro do të dyfishojë forcën e saj luftarake, e cila më parë përbëhej nga një numër i kufizuar njësish artilerie, njësish të mbrojtjes ajrore dhe batalionesh këmbësorie. Tani kjo forcë