by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një shpërthim i fuqishëm në një pikë shpërndarje të gazit në rrugën dei Gordiani, në lagjen Prenestino të Romës, e tronditi kryeqytetin italian mëngjesin e sotëm.
Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi gjatë procesit të shkarkimit të gazit, duke shkaktuar një zjarr masiv dhe një zhurmë të krahasueshme me një shpërthim bombe, e dëgjuar në shumë lagje të qytetit.
Flakët dhe tymi i dendur u panë nga shumë pjesë të kryeqytetit italian, ndërsa banorët u përballën me panik dhe dëme materiale. Të paktën 40 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre një zjarrfikës, 9 policë dhe një operator i shërbimit të urgjencës 118. Ndër të plagosurit ka edhe kalimtarë e banorë të zonës, disa prej të cilëve janë goditur nga copëzat e xhamit dhe muret e dëmtuara.
Pesë persona janë transportuar në spitalet Umberto I dhe San Giovanni, me djegie të lehta dhe plagë të shkaktuara nga shpërthimi. Askush nuk është në rrezik për jetën, konfirmojnë mjekët.
Operacionet e emergjencës janë në zhvillim e sipër. Në zonë ndodhen forca të shumta zjarrfikësish, ambulanca, policia dhe karabinierët. Situata u përkeqësua për shkak të pranisë së bombolave të oksigjenit në një depo ambulancash aty pranë, që rrezikuan të shkaktonin shpërthime të tjera.
Ndërkohë, të paktën 50 persona janë evakuuar, përfshirë edhe një kamp veror dhe dy ndërtesa banimi. Stacioni i metrosë Teano është mbyllur përkohësisht me urdhër të policisë, ndërsa rrugët që çojnë në zonë janë bllokuar.
Policia dhe prokuroria kanë hapur një hetim për të zbuluar shkaqet e ngjarjes. Sipas shefit të Policisë së Romës, Roberto Massucci, “shpërthimi ka ndodhur aksidentalisht gjatë shkarkimit të gazit LPG”.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që ndodhen afër zonës të qëndrojnë në shtëpi, të mbyllin dritaret dhe të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës.
Dëshmitarët okularë kanë pëshkruar momentet pas shpërthimit si “skena paniku”, ku shihje njerëz të mbuluar me xhama, copa druri që fluturonin në banesa, dhe makina që digjeshin në rrugë.
Dëmet materiale janë të shumta, përfshirë një depo gjyqësore që ka marrë flakë, ndërsa banorët po përpiqen të kuptojnë përmasat e tragjedisë.
Ish-shoferi i zv. ministrit të Mbrojtjes i kërkon Kurtit që ta shkarkojë Shemsi Sylën, rendit arsyet
Hetem Vrajolli, ish-shoferi i zëvendësministrit në detyrë i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i është drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, me kërkesë zyrtare për shkarkimin e Sylës. Në kërkesën e Vrajollit të cilën e ka siguruar gazeta ai i kërkoi Kurtit që ta shkarkojë Sylën për shkak të përfshirjes së tij në ndërhyrje të paligjshme
Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit në detyrë të Zhivillimit Rajonal, Fikrim Damkës, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Damka dyshohet se i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit mbi 1 milion euro. Ai akuzohet se nga data 16.08.2021 deri më 24.03.2022, kanë tejkaluar kompetencat e
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKPShK)kanë njoftuar se 90 për qind e zjarreve janë shkaktuar nga njeriu. IKShK përmes një postimi në rrjetin social Facebook kanë treguar shkaqet më të zakonshme janë djegia e barishteve dhe mbeturinave, hedhja e cigareve të ndezura, përdorimi i flakëve të pakontrolluara, hedhja e pakontrolluar e
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damkës dhe sekretarit të kësaj ministrie, Besim Kamberaj për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Përmes një njoftimi nga Prokuroria Speciale thuhet se F.D., në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal,