by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka uruar popullin amerikan me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton KFVA.
Në një deklaratë publike, OVL-UÇK shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen historike të SHBA-së në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë, duke e cilësuar këtë ditë si të veçantë për “miqtë tanë të përhershëm”.
“Populli amerikan ka qenë gjithmonë përkrah nesh në momentet më të rënda historike. Mbështetja e SHBA-së ka qenë vendimtare, dhe roli i saj mbetet i pazëvendësueshëm për Kosovën,” thuhet në urimin e organizatës.
OVL-UÇK ka falënderuar në mënyrë të veçantë ushtarët amerikanë që shërbejnë sot në Kosovë për përkushtimin dhe kontributin e tyre për paqen dhe sigurinë.
“Ne, ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jemi gjithmonë ushtarë të lirisë, dhe në zemrën tonë, jemi gjithmonë ushtarë të Amerikës. Kurdo që nevoja e drejtësisë apo miqësisë e kërkon, jemi të gatshëm të qëndrojmë përkrah SHBA-së,” përfundon mesazhi.
“Zoti e bekoftë Amerikën! Gëzuar 4 Korrikun!”.
Në rajonin malor të Kredaricas në Slloveni ku lartësia mbidetare kalon 2 mijë e 500 metra, ka rënë borë. Në pamjet që vijnë nga kamerat e ARSO, në disa zona më të ulëta ka pasur reshje bore, derisa në pikat më të larta borë, përcjell KFVA. Siç raportojnë mediat sllovene, kjo nuk është
Në Inspektoratin Policor të Kosovës që po e heton rastin me autorizim të Prokurorisë, tashmë ka arritur raporti fillestar i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), raporton Insajderi, transmeton KFVA. Siç raporton media në fjalë, raporti preliminar, konstaton në përgjithësi, se përtej gjendjes paraprake që kishte 27 vjeçari para se të prangosej nga policët,
Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu ka reaguar pas vdekjes së Agon Zejnullahut në Lipjan, gjatë arrestimit të tij nga pesë zyrtarë policorë. Musliu thotë se “nuk guxojmë të lejojmë rrëshqitjen e shtetit tonë drejt formave të kontrollit represiv ose të kontrollit të tepruar policor”. “Në asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë abuzimin me
“Jam nxan me Gjykatë Speciale, deri ta formoj” – Publikohet një përgjim i ri i Nazim Bllacës (Video)
Moderatori Ermal Panduri ka publikuar një sekuencë të shkurtër nga audio-incizimi, siç thotë ai gjatë bisedës së Nazim Bllacës me një person. “Jam nxan me qët Gjykatën Speciale njëherë deri ta formoj”, dëgjohet të thotë Bllaca. Postimi i plotë i Pandurit: “Jam nxan me qët Gjykatën Speciale njëherë deri ta formoj” thotë.. edhe