Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën

 

 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 249-të të Pavarësisë së ShBA-së, ka thënë se sot, edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin më të madh të saj.

Osmani tha se ShBA qëndroi pranë Kosovën në orët e saj më të vështira dhe vazhdon të qëndrojë e palëkundur me të edhe sot.

“Faleminderit Ambasadës Amerikane për organizimin e festës së veçantë në nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve këtë javë”, shkroi Osmani.

E para e shtetit i uroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke u shprehur “nga populli më pro-amerikan në botë – gëzuar 4 Korrikun”./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…