Lidhje të dyshimta: Organizata e Lizës Gashi përfiton miliona nga ministri nën aktakuzë

 

 

Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit në detyrë të Zhivillimit Rajonal, Fikrim Damkës, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Damka dyshohet se i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit mbi 1 milion euro. Ai akuzohet se nga data 16.08.2021 deri më 24.03.2022, kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dy organizata joqeveritare, “Germin” dhe “Caritas Zviceran”, raporton KFVA.

Në vitin 2022-të, u raportua se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla dhe zëvendës ministrja e kësaj ministrie, Liza Gashi së bashku me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damkën kishin nënshkruar një memorandum me Caritas-in zviceran dhe organizatën “GERMIN”.

Në memorandumin e nënshkruar me Caritas-in zviceran, në bazë të të cilës buxheti i Republikës së Kosovës shpenzohet kundërligjshëm në shumë prej 1 milion e 40 mijë euro, figuron edhe organizata “GERMIN”, si organizatë partnere e MPJ-së, të cilën zotohet se do ta mbështesë.

“MPJD do të mbështesë CACH dhe organizatën e saj partnere GERMIN në vendosjen e kontakteve me diasporën e Kosovës në vendet e synuara. Për më tepër, ajo do të ofrojë mbështetjen dhe ekspertizën e saj institucionale për të përmirësuar aplikacionin Helpdesk për diasporën”, thuhet në këtë memorandum.

Memorandumi ishte nënshkruar më 16 gusht 2021, nga ana e ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damkës dhe përfaqësuesve të Caritasit zviceran (CACH), ku statusi ligjor i këtij të fundit është Organizatë Joqeveritare (OJQ), e regjistruar si e tillë në Ministrinë e Administratës Publike të Republikës së Kosovës.

Në këtë rast, Ministria e Zhvillimit Rajonal, jo vetëm që nuk kishte autorizim ligjor, por është e ndaluar me legjislacionin në fuqi që shpenzimi i buxhetit shtetëror të bëhet në mënyrën siç është vepruar në këtë proces, mbi të gjitha të nënshkruhet marrëveshje për ndarje fondesh publike me një Organizatë Joqeveritare, pa pasur shpallje publike e pa iu nënshtruar kritereve për të cilat shteti e ka vlerësuar si interes në atë shpallje.

Organizatën “GERMIN” e kishte udhëhequr Liza Gashi, deri sa u emërua zëvendësministre.

Kurse, ky “Memorandum Bashkëpunimi”, nga dy ministrat e qeverisë Kurti ishte iniciuar dhe trajtuar sipas Ligjit për Marrëveshje Ndërkombëtare, me qëllimin që të trajtohet si “Marrëveshje për Bashkëpunim Ndërinstitucional”.

Marrëveshje të tilla mund të lidhin ministritë vetëm me shtetet e huaja ose organizatat ndërkombëtare dhe vetëm nëse marrëveshjet e tilla nuk përmbajnë obligime të detyrueshme për Qeverinë./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…