by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do t’i drejtohet me pyetje Gjykatës Kushtetuese.
Haziri tha mbrëmë në Klan Kosova se pyetja e LDK-së për Kushtetuesen do të jetë se a ka të drejtë kryesuesi i kuvendit, deputeti më i vjetër, Avni Dehari, që të vazhdojë t’i ftojë deputetët që ta zgjedhin komisionin për votimin e fshehtë.
“Ne prapë kemi me dërgu nesër, grupi i deputetëve të LDK-së e ka përgatitur draftin në Gjykatë Kushtetuese ku do të kërkojë shpjegim dhe vlerësim të Kushtetueses në lidhje me çështjen, sepse ne po ftohemi që të votojmë për një komision ad-hoc i cili në procedurë e sipër, kryesuesi fton pa të drejtë”.
“Ne do t’i drejtohemi në këtë frymë të vendimit që e ka sjellur, se a ka të drejtë kryesuesi të vazhdojë që t’i ftojë deputetët që të zgjedhin komision ad-hoc për votim të fshehtë. Është eksplicit në kërkesë”, tha Haziri.
Tutje, Haziri tha se nëse krijohet një situatë e çrregullt politike, ku Kosovës i mungon presidenti dhe kreytari i kuvendit, atëherë kryetari i Gjykatës Kushtetuese udhëheqë me Kosovën.
“Të krijohet një situatë e çrregullt në Kosovë, ku mungon presidenti, mungon kryetari i kuvendit, atëherë kryetari i Gjykatës Kushtetuese udhëheqë me Kosovën. Ai është autoritet që zëvendëson në vakume të mëdha institucionale, ai është në ranglistë ta marrë autoritetin dhe ta udhëheqë shtetin”, tha ai./
Një shpërthim i fuqishëm në një pikë shpërndarje të gazit në rrugën dei Gordiani, në lagjen Prenestino të Romës, e tronditi kryeqytetin italian mëngjesin e sotëm. Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi gjatë procesit të shkarkimit të gazit, duke shkaktuar një zjarr masiv dhe një zhurmë të krahasueshme me një shpërthim bombe, e dëgjuar në
Tenderi për “Rehabilitimin dhe Modernizimin e Njësisë A3” në Termocentralin Kosova A, me vlerë 137,340,000 Euro, është pezulluar dje nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), vetëm një ditë para afatit përfundimtar për dorëzimin e ofertave. Për këtë çështje ka shkruar ministri në dorëheqje, Hekuran Murati, i cili OSHP-në e quajti “institucion të kapur
Policia ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që ka përfshirë një arë me grurë në fshatin Muçivercë të Kamenicës. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka deklaruar për Reporteri.net se rasti ka ndodhur dje, por tha se nuk ka pasur dëme të mëdha. Ai shtoi se zjarri është lokalizuar. “Nga
Policia kufitare e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën, ka sekuestruar 119,180 euro të padeklaruara nga një shtetas serb, të fshehura në pjesë të ndryshme të automjetit me targa të Serbisë, shkruan KFVA. Ngjarja ka ndodhur më 03 korrik 2025, rreth orës 21:30, kur një automjet me targa të Serbisë dhe me dy shtetas serbë –