by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kreu i VV’së dhe kryeministri në largim, Albin Kurti, ka bërë sërish një huqje të madhe në matematikë, kësaj radhe gabimi kishte të bënte me një mbledhje të thjeshtë, transmeton KFVA.
Në një interviste, teksa mundohej të tregonte numrin e deputetëve që do të kishte një koalicion i mundshme qeverisës në mes të LVV-së, LDK-së dhe Nismës.
Derisa fillojë të mbledhë deputetët e këtyre partive, Kurtit i dolën se i kanë 80 deputetë.
Nuk u ndalë me kaq. Duke marrë për bazë këtë shifër, ai tregonte se sa vota do t`i kishte ky koalicion edhe me deputetët e komuniteteve jo serbe dhe Nenad Rashiqin.
Kur i mblodhi të gjitha, Kurti tha se ky koalicion do t’i kishte mbi 90 vota.
Sipas tij, me këto vota ky koalicion do të mund të bënte gjera të mëdha.
“Shikoni, veç pak. Vetëvendosje, LDK edhe Nisma bëjnë 80. Kur shtohen edhe pakicat jo serbe edhe Nenad Rashiq e kalojmë edhe 90-shin. A e kuptoni se shumë gjera mund t`i bëjmë”, ka thënë Kurti.
Por, nëse i llogarisim votat e LVV-së(48), të LDK-së(20) dhe të Nismës(3) bëjnë 71, jo 80 sa pretendon Kurti.
Këtë huqje të Kurtit e ka vërejtur edhe deputeti i LDK’së, Paris Guri, i cili ka shkruar “deputet jointelegjent”, krahas videos.
Kjo nuk është huqja e vetme e Kurtit në matematikë. Ai në fund të vitit të kaluar kishte bërë një huqje edhe më të madhe.
Gjatë përurimit të një shkolle në Komunën e Podujevës, në tentim për të impresionuar nxënësit, ai ishte ngritur vullnetarisht për të zgjidhur një ekuacion të thjeshtë matematikorë.
Kurti, i cili është diplomuar në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës, kishte dështuar keq në zgjidhjen e një ekuacion linear, i cili mësohet në klasën e 7-të.
Vetëm pasi mediat shkruan se ekuacioni ishte zgjidhur gabim, Kurti kishte reaguar dhe e kishte pranua gabimin.
Albin Kurti, u kishte kërkuar falje nxënësve të klasës së shtatë të shkollës “Ali Hadri”, për ekuacionin matematikor të cilin e zgjidhi gabim.
Kurti kishte thënë se në sekondën e parë i është dukur që ekuacioni ka zgjidhjen x=5, por thekson se po të mendonte pak do ta shihte se zgjidhja e saktë ishte x=0.
Tutje, ai kishte pranuar se u ndje i gëzuar që nuk ishte nxënës në ato momente.
“…më duhet të them që tash jam i gëzuar që nuk isha nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrja notë kaluese”,shkruan Kurti.
“Ju kërkoj falje. Zgjidhja e atij ekuacioni, ashtu qysh ju e dini më mirë se kryeministri i juaj, është x=0”, shkruan Kurti.
Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Suharekë – Shtime. Policia njofton se në aksident është përfshirë një motoçikletë me një çift. Sipas informatave, një qen endacak u ka dalë në rrugë, çka ka bërë që drejtuesi të humbë kontrollin. Si pasojë e aksidentit, pasagjerja ka ndërruar jetë në vend.
Komuna e Prishtinës ka dalë me një njoftim për qytetarët për ndryshimet e motit që pritet të ndodhë dhe për rreziqet potenciale që mund të paraqesin erërat e forta, rrëbeshet e shiut e rrufetë. Komuna iu ka kërkuar qytetarëve që të rrinë të informuar për paralajmërimet nga institucionet dhe mediat zyrtare, të mos
]Të hënën, presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi tarifa prej 35 përqind për importet nga Serbia dhe 30 përqind për Bosnjën dhe Hercegovinën. Këto janë tarifa reciproke të vonuara që u njoftuan në prill. Tarifat e reja për Serbinë, si dhe për një numër vendesh të tjera, do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.
Në natën e 7 korrikut një ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin e Lipjanit, ku 27-vjeçari Agon Zejnullahu ka humbur jetën pas një ndërhyrje nga ana e policisë. Rasti tashmë është cilësuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa pesë zyrtarë policorë janë arrestuar dhe suspenduar nga detyra nën dyshimin për “vrasje nga pakujdesia”. Sipas