by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në KEK kanë thënë se gjatë ditës së sotme do të prodhohen saktësisht 10,628 megavatë-orë rrymë, ndërsa kërkesat e KESCO-s për ditën e sotme (2 korrik 2025) kundrejt KEK-ut janë 9,791 megavatë-orë. I bie që sasia e prodhuar sot në termocentralet e KEK-ut është diku rreth 9 për qind mbi nevojat e konsumit të vendi, raporton Buletini Ekonomik, transmeton KFVA.
Pas ditëve me gjendje të rëndë elektroenergjetike, në gjysmën e dytë të qershorit, në Kosovë – si pasojë e problemeve teknike thuaja në të gjitha njësitë e prodhimit (shumë ndërprerje të paparalajmëruara të prodhimit në të gjitha termocentralet që gjenden në proces operimi, si pasoje e defekteve teknike), sot, dhe dy tre ditë më parë, gjendja ka ndryshuar thuajse radikalisht.
Tani e sa ditë janë rikthyer në punë blloku B2 i termocentraleve Kosova B, që mbetet burimi kryesor elektroenergjetik në vend dhe dy blloqet e termocentraleve Kosova A (A3 dhe A4). Këto termocentrale bashkarisht prodhojnë diku mbi 500 megavatë-orë, më saktësisht 520 megavatë, kurse njësia B2 prodhon mesatarisht rreth 260 megavatë-orë, ndërsa dy blloqet e Kosovës A, secili rreth 130 megavatë.
Në këtë mënyrë, sasia e gjithmbarshme e energjisë elektrike, e prodhuar brenda një dite në termocentralet e KEK-ut kalon mbi 10 mijë megavatëshin.
Në KEK kanë thënë për Buletinin Ekonomik se gjatë ditës së sotme do të prodhohen saktësisht 10,628 megavatë-orë rrymë, ndërsa kërkesat e KESCO-s për ditën e sotme (2 korrik 2025) kundrejt KEK-ut janë 9,791 megavatë-orë.
I bie që sasia e prodhuar sot në termocentralet e KEK-ut është diku rreth 9 për qind mbi nevojat e konsumit të vendit.
Edhe të martën (më 1 korrik 2025) , siç thonë në KEK, janë tejkaluar nevojat e konsumit madje për 12 për qind, pasi që në tre blloqet e termocentraleve Kosova B dhe Kosova A (B2 dhe A3 e A4) është prodhuar energji njësoj sikundër edhe sot, 10,628 megavatë-orë, ndërkohë që kërkesat e KESCO dje kanë qenë për 9450 megavatë.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 249-të të Pavarësisë së ShBA-së, ka thënë se sot, edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin më të madh të saj. Osmani tha se ShBA qëndroi pranë Kosovën në orët e saj më të vështira dhe vazhdon të qëndrojë e palëkundur me të
Futbolli botëror vazhdon të jetë në zi pas lajmit tragjik për vdekjen e sulmuesit të Liverpoolit, Diogo Jota, dhe vëllait të tij më të vogël, Andre Silva, në një aksident automobilistik në veri të Spanjës. Sipas autoriteteve spanjolle, aksidenti ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit, në autostradën A-52 pranë Cernadillas, në provincën Zamora.
Një përmbytje shkatërruese ka goditur qytetet e vogla Kerrville dhe Hunt në Teksas, pasi lumi Guadalupe doli nga shtrati duke marrë me vete shtëpi, automjete dhe zona të tëra banimi. Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, shkruan KFVA. Lumi u fry
Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese, tha se deputetët e Kuvendit kanë 30 ditë nga 26 qershori për ta konstituuar Parlamentin, sipas aktgjykimit të Kushtetueses. Nëse kjo nuk ndodh, ata rrezikojnë humbjen e mandatit dhe ndjekje penale, që mund të çojë në burgim prej 3 deri në 6 vjet për shkelje të Kushtetutës.