by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Hetem Vrajolli, ish-shoferi i zëvendësministrit në detyrë i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i është drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, me kërkesë zyrtare për shkarkimin e Sylës.
Në kërkesën e Vrajollit të cilën e ka siguruar gazeta ai i kërkoi Kurtit që ta shkarkojë Sylën për shkak të përfshirjes së tij në ndërhyrje të paligjshme dhe të dëmshme për institucione shtetërore.
“Kam paraqitur kallëzim penal ndaj tij dhe jam i gatshëm të jap përgjegjësi të plotë nëse nuk kam fakte. Por po ju them me bindje: kam prova të forta dhe dëshmi të qarta që tregojnë për veprimet e tij të dënueshme”, tha Vrajolli në letrën drejtuar Kurtit.
Madje, ai pretendon se është kërcënuar personalisht nga persona të lidhur me institucionet, menjëherë pasi e ka bërë të ditur se do të paraqesë kallëzim penal ndaj Shemsi Sylës.
“Kjo ndodh vetëm në një shtet ku ndershmëria ndëshkohet dhe ku zyrtarët mbrohen nga pushteti. Kërkesat e mia janë të qarta dhe konkrete: 1. Shkarkimi i menjëhershëm i z. Shemsi Syla nga çdo pozitë zyrtare; 2. Fillimi i një hetimi të pavarur nga një prokuror që nuk ndikohet politikisht; 3. Garanci për mbrojtjen e provave dhe dëshmitarëve që lidhen me këtë rast”, thuhet tutje në letër./Periskopi/
Më poshtë gjeni një pjesë të letrës së Vrajollit, drejtuar Kurtit:
Zotëri Kryeministër,
Kur ministër ishte Armend Mehaj, Shemsi Syla kishte deklaruar publikisht: “S’ka bir nane që më shkarkon nga kjo pozite!”
Unë jam bir nane shqiptare që e akuzoj me fakte.
Por ju, z. Kryeministër, nuk po tregoheni bir nane që guxon ta shkarkoni.
Shemsi Syla për çdo veprim e përmend emrin tuaj duke thënë: “Albini m’ka shti!”
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë ju jeni bashkëfajtor.
Nëse nuk është e vërtetë, atëherë pse heshtni?
Dhe në fund:
Kryeministër, kur për mua nuk ka drejtësi sa jam i gjallë, atëherë mos kërko drejtësi për Astrit Deharin, i cili vdiq vetëm pse deshi të thotë të vërtetën, vetëm pse nuk deshi të heshtte, sot nuk jeton më.
Kryeministër, mos e përmend kurrë Astrit Deharin në fushatë, sepse vetëm për vota e përmendni.
Po të kishit dashur me të vërtetë drejtësi për të, nuk do t’ia kishit zhdukur mostrat e tij nën qeverisjen tuaj dhe nën drejtimin e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Kryeministër, nëse keni frikë ta shkarkoni Shemsi Sylën, më tregoni – sepse atëherë unë do t’i drejtohem Presidentes së Republikës, znj. Vjosa Osmani.
Ndoshta ajo është me të vërtetë bijë e një nëne shqiptare dhe ka guximin ta shkarkojë atë që ju nuk po e shkarkoni.
Çfarë duhet të bëni? Temperatura e lartë e jashtme shkakton zgjerimin e enëve të gjakut, uljen e tensionit arterial dhe, për shkak të lodhjes, djersitjes dhe mungesës së lëngjeve, gjaku bëhet më i trashë, gjë që rrit mundësinë për formimin e trombit Rreziqet më të zakonshme janë të lidhura me tensionin e gjakut,
Një përleshje e planifikuar fizike mes dy grupeve të rinjsh është parandaluar nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut. Si rezultat i reagimit të shpejtë, pesëmbëdhjetë persona të dyshuar janë arrestuar. Sipas njoftimit zyrtar, njësitet policore të Stacionit Jug kanë vepruar me efikasitet pas pranimit të informatave operative për një konflikt të
Një zjarr i madh e ka kapluar një pjesë në Golesh të Drenasit. Kështu raporton Drenica Online, të cilët kanë publikuar edhe video, ku shihet tymë i madh dhe flakë. Nuk dihet ende se si erdhi deri tek ky zjarr i madh, por në këtë media lokale thuhet se zjarri i madh ka
Mediat në Zvicër kanë raportuar një aferë të madhe financiare me në qendër bankën BLKB. Mbi 100 milionë franga zvicerane dyshohet të jenë zhdukur. Në këtë aferë përmendet edhe firma kosovare “Numarics” e Kristian Kabashit. “Kriza në Bankën Kantonale – 100 milionë të zhdukura, shefat largohen”. Ky është titulli i gazetës “Blick” të Zvicrës për