by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKPShK)kanë njoftuar se 90 për qind e zjarreve janë shkaktuar nga njeriu.
IKShK përmes një postimi në rrjetin social Facebook kanë treguar shkaqet më të zakonshme janë djegia e barishteve dhe mbeturinave, hedhja e cigareve të ndezura, përdorimi i flakëve të pakontrolluara, hedhja e pakontrolluar e mbeturinave lehtë të ndezshme dhe zjarret e qëllimshme apo të shkaktuara nga pakujdesia njerëzore.
Lidhur me këtë, ky institut thotë se zjarret përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut.
Sipas njoftimit, zjarret rrisin ndotjen e ajrit (PM2.5), rrezikojnë mushkëritë dhe zemrën, veçanërisht tek fëmijët dhe të moshuarit, shkaktojnë helmim nga tymi dhe monoksidi i karbonit.
IKShPK po ashtu thotë se zjarret dëmtojnë rëndë edhe mjedisin, si dëmtimin e pyjeve, tokave bujqësore dhe faunës, shkatërrimin e biodiversitetit, nxitje e ndryshimeve klimatike
Zjarret rrezikojnë edhe komunitetin, si:
-Dëmtime të shtëpive dhe infrastrukturës;
-Humbje ekonomike për familjet dhe fermerët.
Si të parandalohen zjarret sipas IKShPK-së?
Mos ndizni barishte apo mbeturina në ambiente të hapura;
Shmangni përdorimin e flakëve në ditët me temperatura të larta;
Mos hidhni cigare të ndezura në tokë;
Ruani materialet e djegshme në një ambient të sigurt dhe larg vendeve të frekuentuara nga njerëzit.;
Nëse ndizni zjarr, mos u largoni pa u siguruar që është shuar plotësisht;
Njoftoni menjëherë në 112 për çdo shpërthim zjarri të pakontrolluar./KFVA/
Njoftimi i plotë:
Çfarë duhet të bëni? Temperatura e lartë e jashtme shkakton zgjerimin e enëve të gjakut, uljen e tensionit arterial dhe, për shkak të lodhjes, djersitjes dhe mungesës së lëngjeve, gjaku bëhet më i trashë, gjë që rrit mundësinë për formimin e trombit Rreziqet më të zakonshme janë të lidhura me tensionin e gjakut,
Një përleshje e planifikuar fizike mes dy grupeve të rinjsh është parandaluar nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut. Si rezultat i reagimit të shpejtë, pesëmbëdhjetë persona të dyshuar janë arrestuar. Sipas njoftimit zyrtar, njësitet policore të Stacionit Jug kanë vepruar me efikasitet pas pranimit të informatave operative për një konflikt të
Një zjarr i madh e ka kapluar një pjesë në Golesh të Drenasit. Kështu raporton Drenica Online, të cilët kanë publikuar edhe video, ku shihet tymë i madh dhe flakë. Nuk dihet ende se si erdhi deri tek ky zjarr i madh, por në këtë media lokale thuhet se zjarri i madh ka
Mediat në Zvicër kanë raportuar një aferë të madhe financiare me në qendër bankën BLKB. Mbi 100 milionë franga zvicerane dyshohet të jenë zhdukur. Në këtë aferë përmendet edhe firma kosovare “Numarics” e Kristian Kabashit. “Kriza në Bankën Kantonale – 100 milionë të zhdukura, shefat largohen”. Ky është titulli i gazetës “Blick” të Zvicrës për