by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damkës dhe sekretarit të kësaj ministrie, Besim Kamberaj për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Përmes një njoftimi nga Prokuroria Speciale thuhet se F.D., në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, dhe B.K., në cilësinë e ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, akuzohen se, nga data 16.08.2021 deri më 24.03.2022, kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dy organizata joqeveritare, “Germin” dhe “Caritas Zviceran”.
Sipas aktakuzës të pandehurit, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve, dhe në kundërshtim me kompetencat e Ministrisë, kanë tejkaluar limitet e mundësisë së financimit të OJQ-ve nga fondet publike, duke financuar organizatat e përmendura pa organizuar thirrje publike.
“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej 1,040,000 euro”, thuhet në njoftim, raporton Periskopi.
Tutje, Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe ndaj tyre të shqiptohet dënim me gjobë dhe dënim me burgim efektiv, pasi vetëm me këto lloje dënimesh do të arrihet qëllimi i paraparë me nenin 38 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./KFVA/
Çfarë duhet të bëni? Temperatura e lartë e jashtme shkakton zgjerimin e enëve të gjakut, uljen e tensionit arterial dhe, për shkak të lodhjes, djersitjes dhe mungesës së lëngjeve, gjaku bëhet më i trashë, gjë që rrit mundësinë për formimin e trombit Rreziqet më të zakonshme janë të lidhura me tensionin e gjakut,
Një përleshje e planifikuar fizike mes dy grupeve të rinjsh është parandaluar nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut. Si rezultat i reagimit të shpejtë, pesëmbëdhjetë persona të dyshuar janë arrestuar. Sipas njoftimit zyrtar, njësitet policore të Stacionit Jug kanë vepruar me efikasitet pas pranimit të informatave operative për një konflikt të
Një zjarr i madh e ka kapluar një pjesë në Golesh të Drenasit. Kështu raporton Drenica Online, të cilët kanë publikuar edhe video, ku shihet tymë i madh dhe flakë. Nuk dihet ende se si erdhi deri tek ky zjarr i madh, por në këtë media lokale thuhet se zjarri i madh ka
Mediat në Zvicër kanë raportuar një aferë të madhe financiare me në qendër bankën BLKB. Mbi 100 milionë franga zvicerane dyshohet të jenë zhdukur. Në këtë aferë përmendet edhe firma kosovare “Numarics” e Kristian Kabashit. “Kriza në Bankën Kantonale – 100 milionë të zhdukura, shefat largohen”. Ky është titulli i gazetës “Blick” të Zvicrës për