by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpjeguar se si duhet të plotësohen fletëvotimet në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
Në një video informuese të realizuar nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi shpjegohet se secili votues, pasi të përfundojë procedurat e verifikimit, do të marrë nga dy fletëvotime, njëra i përket zgjedhjeve për Kryetar Komune dhe tjetra për Kuvendin Komunal.
ZGJEDHJET PËR KRYETAR KOMUNE: Fletëvotimi me kornizë të verdhë i përket zgjedhjeve për kryetar komune dhe përmban emrat e kandidatëve së bashku me subjektet politike që përfaqësojnë.
“Ju, si votues, duhet të votoni vetëm një kandidat për kryetar komune, duke vendosur shenjën në katrorin pranë emrit të tij. ZGJEDHJET PËR KUVENDIN KOMUNAL: Fletëvotimi me kornizë të kaltër i përket zgjedhjeve për kuvendet komunale. Në anën e majtë të fletëvotimit, ju duhet të votoni vetëm një subjekt politik, ndërsa në anën e djathtë të tij, ju mund të votoni vetëm një kandidat për anëtar të Kuvendit Komunal nga lista e atij subjekti politik. Po ashtu, KQZ ka sqaruar se votuesit nuk kanë nevojë të votojnë drejtpërdrejtë për bartësin e listës, pasi vota për subjektin politik llogaritet votë edhe për të. “Vota për subjektin politik llogaritet votë edhe për bartësin e listës, emri i të cilit në fletëvotim shkruhet nga KQZ afër emrit të subjektit politik”, thuhet në fund të kësaj videoje të KQZ-së.
Video e plotë e publikuar nga KQZ:
Mot shumë i nxehtë, kthjellët e me diell parashihet për ditën e premtë. Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C, ndërsa ato më të lartat gjatë ditës shkojnë deri në 35C e 37C, lokalisht deri në 38C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 2-6m/s.
Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, që vepron brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se aktualisht mazhoranca nuk i ka numrat e nevojshëm për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, ndonëse pretendon se i ka për formimin e qeverisë. Në Debat Plus, Kraki u shpreh se në sistemin aktual kushtetues të Kosovës
Një zjarr ka përfshirë sonte një objekt të një kompanie në zonën industriale të Prishtinës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se një zjarr ka shpërthyer rreth orës 20:00 në një objekt të një kompanie në zonën industriale të Prishtinës, teksa ka
Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat kuq, bardh dhe kaltër – simbol i flamurit amerikan. Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Uashington, e cila përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter)