by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Qeveria e Kosovës që vazhdon të drejtohet nga lideri i LVV-së, Albin Kurti, pasi ka dështuar që ta hapë në mënyrë të njëanshme Urën kryesore të Ibrit, ka vendosur që në të dy anët e saj, të ndërtojë dy ura të reja. Për këtë, Kurti bashkë me ministra e deputetë kishte udhëtuar për në Mitrovicë të martën pasdite, ku edhe do të hidhnin lopatat me beton, në dy gurthemele.
Sipas Kurtit s’ka asgjë të keqe nga krijimi i urave, ndërkohë për Urën kryesore e Ibrit, ka thënë do të hapet edhe ajo dhe se po insistojnë vazhdimisht për një gjë të tillë.
Duke folur për këtë ditë të vendosjes së gurthemeleve dhe aspektit të sigurisë, KFOR në një përgjigje për Express ka thënë se atë ditë s’ka pasur ndonjë incident që ka afektuar misionin dhe se vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe të mbajnë prezencë të duhur në terren, përmes patrullave të rregullta dhe aktiviteteve trajnuese.
“Ne kemi një prezencë të përhershem dhe të dukshme- përmes Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe, në Urën Austerlitz [Emri për Urën e Ibrit], dhe në zonat përreth”, ka thënë një zëdhënës i KFOR-it.
“Ne vazhdojmë të kontribuojmë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjitha komunitetet lokale, në përputhje me mandatin afatgjatë të KFOR-it të OKB-së, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”, ka përdunduar KFOR
Mot shumë i nxehtë, kthjellët e me diell parashihet për ditën e premtë. Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C, ndërsa ato më të lartat gjatë ditës shkojnë deri në 35C e 37C, lokalisht deri në 38C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 2-6m/s.
Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, që vepron brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se aktualisht mazhoranca nuk i ka numrat e nevojshëm për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, ndonëse pretendon se i ka për formimin e qeverisë. Në Debat Plus, Kraki u shpreh se në sistemin aktual kushtetues të Kosovës
Një zjarr ka përfshirë sonte një objekt të një kompanie në zonën industriale të Prishtinës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se një zjarr ka shpërthyer rreth orës 20:00 në një objekt të një kompanie në zonën industriale të Prishtinës, teksa ka
Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat kuq, bardh dhe kaltër – simbol i flamurit amerikan. Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Uashington, e cila përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter)